Flash

Trump optimist për takimin mes Koreve: Do marrim pjesë në kohën e duhur

Lapsi.al 7 January 2018
Trump optimist për takimin mes Koreve: Do marrim pjesë në

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump shpreson që bisedimet e reja mes Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut të zgjerohen “përtej Lojërave Olimpike” dhe premtoi se Shtetet e Bashkuara do të marrin pjesë “në kohën e duhur”.

Trump, në një konferencë të pazakontë për shtyp nga rezidenca presidenciale në Camp David, ku po takohet me ligjvënës republikanë tha në lidhje me bisedimet e ardhshme ndërmjet Seulit dhe Phenianit se shpreson që të shkojnë mirë.

“Do të dëshiroja t’i shikoja duke u zgjeruar përtej Lojërave Olimpike. Dhe në kohën e duhur, do të përfshihemi”, shtoi ai.

Koreja e Veriut pranoi ofertën e Koresë së Jugut për bisedime të nivelit të lartë rreth Lojërave Olimpike. Bisedimet do të zhvillohen më datë 9 janar në fshatin e armëpushimit, “Panmunjom”, në zonën e çmilitarizuar ndërmjet dy Koreve.

Të këshilluara

“Cikloni bombë” godet SHBA, 17 të vdekur

17 persona kanë humbur jetën si pasojë e një stuhie të fuqishme dimërore të cilësuar nga meteorologët si ‘cikloni bombë’ i cili ka shkaktuar kaos në pjesën veri...

16:48

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI