Flash

Do shembet apo jo pallati? Kjo është çështja...

Lapsi.al 7 January 2018
Do shembet apo jo pallati? Kjo është çështja...

90 banorët e rrezikuar nga rrëshqitja e dheut në lagjen ‘Punëtore’ janë në qiell të hapur për të tretën natë radhazi, pasi pallati 5 katësh dhe një vilë 3 katëshe aty pranë rrezikojnë të shemben.

Fotot tregojnë disa nga banorët e pallatit që kanë radhën të bëjnë "roje" në këtë të dielë  të ftohtë. Orët i kalojnë duke parë pallatin. Shtëpitë ku jetojnë prej dekadash mund të shemben, por mund edhe të mos shemben.

Askush nuk i thotë çfarë do të ndodhë. Të paktën deri të martën nuk e kanë një përgjigje.

Në vend t'i sqarojnë më shumë, zyrtarët ia shtojnë frikën dhe pasigurinë me përgjigjet që japin. Drejtori i Gjeologjisë, Çano Nora ka bërë thirrje disa herë që banorët të braktisin shtëpitë pasi rreziku është i madh.

Ndryshe flet Aleksandër Pesha, inxhinier në Bashkinë Gjirokastër. Pesha ka thënë se nuk asnjë rrezik dhe se banorët duhet të kthehen në shtëpitë e tyre.

“Banorët nuk rrezikohen, pallati nga ana e strukturave nuk ka asnjë lloj problematike, i gjithë kavazi i shkallëve këtu u kontrollua, janë disa plasaritje të vjetra në suvatime ku ka pasur punime të restaurimit të Ujësjellësit. Qytetarët mund të flenë të qetë", tha ai.

Në mbrëmje doli në televizor nënkryetari i Bashkisë, Vangjel Muço. Kur gazetarja e pyeti, "A duhet të qëndrojnë banorët në shtëpi?" Muço nuk e mbajti mbi supe përgjgjësinë.

"Nuk e di, tha, këtë nuk marr përsipër ta them”.

Pra, Bashkia Gjirokastër ka dy qëndrime të ndryshme për problemin. Inxhinieri Aleksandër Pesha thotë që s’ka asnjë rrezik, ndërsa nënkryetari Vangjel Muço nuk merr përsipër t’u tregojë banorëve se çfarë duhet të bëjnë. Nga ana tjetër janë përfaqësuesit e Shërbimit Gjeologjik që u kërkojnë banorëve të largohen nga banesat pasi çarjet e tokës vazhdojnë.

Por frika i ka mbajtur banorët tre ditë jashtë shtëpive. Dikush në makinë, një tjetër te vëllezërit e motrat, janë në pritje të një përgjigjeje që do t'i rikthejë në shtëpi, ose jo.

Ofertën e bashkisë për t'u futur në hotele e konvikte e kanë refuzuar.

Flitet se një banese dy katëshe në pjesën e poshtme të kodrës në pronësi të Marjana Kararit është bërë shkak i gjithë rrëshqitjes.

Në këtë ndërtesë prej më shumë se 6 ditësh punohej me mjete të rënda dhe tronditjet mund të kenë shkaktuar rreshkitje të tokës. Rezulton se e zonja e shtëpisë punonte pa leje dhe për këtë arsye policia bashkiake së bashku me policine e rendit e kanë shoqëruar në ambjentet e komisariatit.©Lapsi.al

Të këshilluara

Përplasja Rama-Xhafaj për Haki Çakon

Sa herë që në Policinë e Shtetit ka pasur ndonjë skandal apo ngjarje të rëndë kriminale apo edhe për vetë kanabizimin e vendit, është përfolur gjithnjë për larg...

14:31

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI