Flash

Të zhdukurit nën komunizëm dhe kartela mjekësore e Enverit

Lapsi.al 6 January 2018
Të zhdukurit nën komunizëm dhe kartela mjekësore e Enverit

Nga Ben Andoni

Nuk ka ditë që të mos flitet, shkruhet dhe të referohet diçka për Bllokun dhe njerëzit që e populluan atë. Pothuaj prej një muaji kemi marrë informacione të detajuara për kartelën mjekësore të Enver Hoxhës dhe të gjithë hatërmbetjet qesharake të doktorëve të tij. Ende na shesin si lajm qejfmbetjet e fëmijëve të Bllokut, sot personazhe të ndryshme të jetës shqiptare; broçkullat e jetës së Bllokut dhe mbi të gjitha dënimet e tmerrshme që pasuan. Blloku, më shumë se simbol i nomenklaturës komuniste me ngritjen dhe uljen e tij, është tregues i një kompleksi kombëtar që kanë shumë personazhe për të treguar statusin e tyre përmes lidhjeve me kuartierin komunist. Që do të thotë se ndryshimi në këtë vend është ende i papërfillshëm. Njësoj si dikur, po të kishe një fije në Bllok, një njohje, një miqësi edhe statusi yt shoqëror ishte ndryshe, ashtu duket edhe sot me këta që na sjellin lajmet për të. Kaq e thelluar është kjo, saqë personazhe të ndryshme për të bërë diferencën na tregojnë rolet në Bllok.

Fatkeqësisht, në këtë kohë, kjo nostalgji e hapur dhe e mbyllur përcillet me deklamimet patetike për Bllokun; me nostalgjikët e sëmurë, që nuk lënë media sociale pa u shprehur për atë kohë; adhuruesit e Enverit; por mbi të gjitha durimin që kanë shumë njerëz për të pritur dhe për t’u interesuar për sëmundjet e dikurshme të Udhëheqësit, për sherrin bajat brenda familjes; konspiracionet e Bllokut; për vetëvrasjen apo vrasjen e Mehmetit; gjyqet e gjeneralëve dhe njerëzve të Sigurimit (lexo gjyqet brenda llojit) etj.

Mënyra sesi po përcillet nostalgjia për Bllokun është tallja më e madhe për ata pak njerëz që vërtetë e kuptuan se cili ishte ai regjim. Themi pak, sepse ishin vërtetë shumë pak ata që kuptuan tmerrin dhe mekanizmin shtypës të atij regjimi. Pjesa tjetër i shërbeu regjimit, u përshtat me të dhe tashmë bën si e përvuajtur. Ishin realisht aq të pakët sa goditjen më të madhe e mori fillimisht nga vetë shoqëria patetike shqiptare, që nuk ngopej duke parë të vuajtur edhe në gjirin e saj.

Mbase pikërisht për këtë shtresë, që sot e kësaj dite nuk dinë se ku i kanë njerëzit e tyre të ekzekutuar dhe pa varre, për shumë syresh të burgosur të ndërgjegjes duhet që të kemi pak më shumë respekt. E para, se na treguan gabimet tona, rrugën qorre që e bënim me pathos; e dyta se jemi aq hipokritë me kujtesën. Viktimave u detyrohemi nderim, por të gjallëve drejtësi. Në fakt, asgjë nuk po bëjmë për këtë, përveç se flasim e flasim pafund dhe shkruajmë çfarë të mundim. Nuk dimë pra sot e kësaj dite se ku janë qindra e mijëra të zhdukur, paçka se në dokumente diku duhet të jenë, por dimë për gati çdo detaj të kartelës mjekësore të Enver Hoxhës dhe për përçartjet e të resë së tij.

Të këshilluara

"E urrej Vitin e Ri!"

*Nga Antonio Gramshi Çdo mëngjes, kur zgjohem sërish nën zymtinë e qiellit, ndjej se për mua sot është dita e Vitit të Ri. Prandaj i urrej këto vite të re...

23:11

Nuk është mëkat të kundërshtosh Albinin

Sa herë përmendet Lëvizja Vetëvendosje pashmangshëm të vjen ndërmend Albin Kurti. Njeriu i cili identifikohet me Vetëvendosjen, ashtu si Vetëvendosja me të. Por...

19:27

Kush janë hajnat që arrestuan Albin Kurtin

Dhe këtë nëntor Albin Kurti ka përfunduar sërish në pranga. Arrestimi I themeluesit të Vetëvendosjes ndodh në një moment politik shumë interesant. Partia e Hash...

17:49

Kriza katalanase dhe paralelizmat në Ballkan

Rënia e Jugosllavisë 25 vite më parë, e bërë më pas sinonim i “ballkanizimit” dhe i konflikteve nacionaliste, është prej kohësh një burim frymëzimi për indipend...

18:56

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI