Flash

PS mbledh sot asamblenë, analizë për 100 ditët e para të qeverisjes dhe ndryshime në parti

Lapsi.al 6 January 2018
PS mbledh sot asamblenë, analizë për 100 ditët e para

Mblidhet sot Asambleja e Partisë Socialiste, ku pritet që të kete dhe një analizë për 100 ditët e para të qeverisjes së majtë.

Ministrat e qeverisë “Rama 2”, do të bëjnë bilancin e realizimit të objektivave që prezantuan tre muaj më parë në asamblenë e 7 tetorit. Kjo është analiza e parë që qeveria bën për qeverisjen e saj e vetme, ndërsa peshën ia ka vënë dhe bashkëqeverisjes me qytetarët.

Se si ka ecur platforma e bashkëqeverisjes me qytetarët, do të ketë një raportim të Koordinatores Kombëtare për Bashkëqeverisje, Elisa Spiropali, e cila zëvendësoi Saimir Tahirin në këtë detyrë. Në mbledhjen e sotme, sekretariati ekzekutiv mësohet se do të pësojë ndryshime. Pritet të ketë emërtime të reja të sekretarëve, duke ndryshuar dhe funksionin e tyre, ndërsa nuk priten ndryshime të emrave aktualë.

Aktualisht 8 sekretarët e PS janë Bashkim Fino, Alfred Peza, Musa Ulqini, Stefan Çipa, Elisa Spiropali, Blerina Gjylameti, Ilir beqaj, dhe Taulant Balla, i cili prej muajsh mban postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste. Në asamble, pritet të mbajë fjalën e tij edhe kryesocialisti Edi Rama.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Shkodër (FOTO)

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Shkodër-Koplik në vendin e quajtur Ura e Vrakës. Policia thotë se mjet tip Ford ka përplasur një këm...

20:05

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI