Flash

Gjirokastër, digjet makina e oficerit të policisë rrugore

Lapsi.al 6 January 2018
Gjirokastër, digjet makina e oficerit të policisë rrugore

Makina e një oficeri të policisë rrugore në Gjirokastër është djegur mesditën e sotme. Ngjarja ndodhi teksa makina e tij ishte parkuar në oborrin e shtëpisë. Policia e Gjirokastrës sqaron ngjarjen permes një njoftimi për mediat.

Në lagjen “Zinxhira” Gjirokastër, në oborrin e banesës së shtetasit A.H, 47 vjeç, (punonjës policie në Seksionin e policisë rrugore në Komisariatin e Policisë Gjirokastër), ka marrë flakë në pjesën e motorrit automjeti me targa AA 591 NC, në pronësi të shtetasit A.H. Mjeti ndodhej i parkuar dhe si pasojë e flakëve është djegur plotësisht motori i mjetit. Paraprakisht dyshohet se shkaku është si pasojë e një shkëndije elektrike në bateri. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Të këshilluara

Çfarë halli ka Sadri Abazi?! (FOTO)

Mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste nuk është vetëm një vend ku flitet vetëm për politika të mëdha orientuese për vetë partinë e pastaj qeveris...

13:09

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI