Flash

Fronti digjital i “Revolucionit të Flamingove”

Që nga fundi i majit, protestat kundër qeverisë në Shqipëri janë shndërruar në mobilizimin më të madh qytetar që prej rënies së regjimit diktatorial në fillim të viteve 1990. Ndërsa mediat tradicionale kanë zgjedhur kryesisht heshtjen, hapësira digjitale është bërë njëkohësisht strehë për protestën dhe terren ku testohet autoritarizmi digjital.

14:13

Zbulohet shkaku pse djemtë e Azem Hajdarit u konfliktuan me 20-vjeçarin

Lapsi.al 5 January 2018
Zbulohet shkaku pse djemtë e Azem Hajdarit u konfliktuan me

Dy djemtë e Azem Hajdarit kanë kaluar disa orë në Policinë e Shkodrës, pasi rezultonin persona në kërkim nga Policia e Tiranës, me akuzën “plagosje e lehtë me dashje”. Kirjol e Azem Hajdari, 32 e 19 vjeç, u ndaluan të martën në Pikën e Kalimit Kufitar të Muriqanit, por pas konsultimit me prokurorin, u vendos që të lihen të lirë. Ngjarja, për të cilën ishin shpallur në kërkim djemtë e Azem Hajdarit, rezulton të ketë ndodhur më 27 dhjetor të vitit 2017. Një 20-vjeçar i denoncoi vëllezërit Hajdari për plagosje, duke pretenduar se e kishin goditur në trup dhe në kokë me sende të forta.

Sipas të dëmtuarit, shtetasit Mikel Margjeka, i cili rezulton i dënuar më parë për vjedhje, ngjarja ka ndodhur në një lokal në zonën e Saukut, ku ai banon. Por me njërin prej djemve të Azemit, të voglin që mban edhe emrin e të atit, ishte përballur edhe një herë më parë, 3 ditë para ngjarjes, në Varrezat e Dëshmorëve. Sipas deklarimeve të Margjokës, por edhe të dy vëllezërve Hajdari, gjithçka ka ndodhur për shkak të një cigareje hashash.

Më datë 24 dhjetor 2018, djali i vogël i Azem Hajdarit ka shkuar te varri i të atit, te Varrezat e Dëshmorëve. Një ritual, për të cilin ai është shprehur në Polici, se e bënte herë pas here. Teksa i afrohej varrit të të atit, ka parë dy persona që po qëndronin aty. Fillimisht ka menduar se mos ishin të afërm të tij, që ndodheshin aty për të njëjtin qëllim, por kur ka shkuar pranë tyre, nuk i ka njohur. Sipas tij, dy të rinjtë, njëri prej të cilëve Mikel Margjeka, kanë qenë duke tymosur cigare me hashash te varri i babait të tij.

Për Azemin 19- vjeçar, ky veprim ishte dhunim i varrit të të atit dhe ka debatuar ashpër me të rinjtë, duke i larguar nga aty. Debati me fjalë ka zgjatur pak minuta, ndërsa djali i Azemit është betuar se kjo ngjarje nuk do të mbyllej me kaq. Tri ditë pas konfliktit që djali i vogël i Azem Hajdarit ka pasur te Varrezat e Dëshmorëve me dy të rinjtë që pinin hashash, ka ndodhur konflikti për të cilin ai me të vëllain, Kirjolin, u shpallën në kërkim.

Dy vëllezërit kanë shkuar në një lokal në zonën e Saukut, ku janë përballur me njërin nga djemtë që pinte hashash te varri i Azemit, shtetasin Mikel Margjeka. Aty ka nisur një debat e më pas konflikt fizik mes tyre. Vëllezërit Hajdari dyshohen se e kanë goditur 20-vjeçarin Margjeka duke e plagosur lehtë. Ky i fundit, që sipas Policisë është person i dënuar më parë për vjedhje, ka pretenduar në Polici se është goditur me sende të forta në kokë dhe në trup.

 

Të këshilluara

Apeli i krimeve të Rënda LIRON Sotën

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda vendosi dje të lirojë Ores Sotën të arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi në makinë ju gjetën 863.100 euro, dy patenta lun...

10:14

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI