Flash

Tahiri, Habilajt dhe dosjet e krimit/ Kryeprokurorja Marku takon ambasadorin italian, Alberto Cutillo

Lapsi.al 5 January 2018
Tahiri, Habilajt dhe dosjet e krimit/ Kryeprokurorja Marku takon ambasadorin

Kryeprokurorja e Përkohshme Arta Marku ka zhvilluar një takim paraditen e sotme me ambasadorin italian në vendin tonë, Alberto Cutillo.

Takim është zhvilluar në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme, ndërsa bëhet e ditur se ambasadori ka kërkuar goditjen e grupeve kriminale që operojnë mes Italisë dhe Shqipërisë.

"Hetim të përbashkët të dosjeve të shtetit italian dhe shqiptar, si dhe mbështetja e Italisë për zbatimin e Reformës në Drejtësi. Mbështetja e Prokurorisë në goditjen e grupeve kriminale qe operojnë mes Italisë e Shqipërisë", - mësohet të jetë shprehur Cutillo.

Pjesë e këtyre dosjeve është edhe ajo e trafikantëve të drogës, Habilaj ku është i përfshirë ish-ministri Tahiri. Ndërkohë, Marku, vetëm një ditë pasi u vu në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, pati takim me ambasadorin amerikan Donald Lu, i cili e inkurajoi për hetime ndaj personave të rëndësishme, të cilët janë përfshirë në veprimtari korruptive.

Të këshilluara

Apeli i krimeve të Rënda LIRON Sotën

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda vendosi dje të lirojë Ores Sotën të arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi në makinë ju gjetën 863.100 euro, dy patenta lun...

10:14

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI