Flash

'Shikojini dhe mbani mend këta hajdutë', policia italiane paralajmëron banorët për 8 shqiptarë

Lapsi.al 5 January 2018
'Shikojini dhe mbani mend këta hajdutë', policia italiane

“Shikojini mirë këto fytyra dhe mbani mend këta hajdutë”. Me këtë thirrje kolonel Oreste Liporace, komandant i karabinierëve të Padovas, flet me ton të prerë dhe u bën thirrje banorëve të jenë të kujdesshëm.

Mediat italiane shkruajnë se bëhet fjalë për 8 shqiptarë që tashmë janë të arrestuar dhe në qeli, por që sipas kolonelit mund të dalin prapë në qarkullim.

Ata janë arrestuar muajt e fundit dhe do të përballen me akuzat e vjedhjeve. “U arrestuan për vjedhje në banesa. Por kur të dalin nga qelia mund të rinisin aktivitetin”- tha koloneli, duke treguar se ata fiksonin objektin e grabitjes gjatë ditës dhe më pas detajonin planin për tu hedhur në aksion natën vonë.

Policia megjithë aksionet e zhvilluara së fundi ka frikë se shumë nga bandat e goditura mund të rikthehen në aktivitet ndaj kërkon bashkëpunimin me banorët.

Të këshilluara

Apeli i krimeve të Rënda LIRON Sotën

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda vendosi dje të lirojë Ores Sotën të arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi në makinë ju gjetën 863.100 euro, dy patenta lun...

10:14

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI