Flash

Ministri i Brendshëm Xhafaj bën sërish lëvizje në kupolën e policisë së Elbasanit

Lapsi.al 5 January 2018
Ministri i Brendshëm Xhafaj bën sërish lëvizje në

Disa javë më parë Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj do të mblidhte të gjithë kupolën e policisë së shtetit në qytetin e Elbasanit për një mbledhje që konsistonte në programin për “policimin dhe sigurinë në komunitet”. Pas atij takimi, disa ditë më vonë kanë ardhur dhe lëvizjet e rradhës në strukturën e policisë, konkretisht në Elbasan, aty ku kriminaliteti në fund të vitit të kaluar ka qenë shqetësues jo vetëm për policinë, por edhe për të gjithë shtetin shqiptar.

Kështu, janë mësuar më në fund disa nga ndryshimet që janë kryer deri më tani. Arben Dashi, i cili mbante postin e Drejtorit të Policisë së Qarkut të Elbasanit është transferuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Kryekomisar Zija Sulaj, i cili kryente detyrën e shefit të komisariatit të policisë në Elbasan është transferuar. Detyra e tij e re do të jetë shef komisariati në Dibër.

Kujtim Muça, kryekomisar, është emëruar gjithashtu në Dibër, si shef i drejtorisë së Kufirit, teksa më parë mbante postin e Shefit të Rendit në Elbasan. Një tjetër lëvizje është ajo e Gjergji Oshafit, ish zv.Drejtorit të Policisë së këtij qyteti, e njëkohësisht personit që u godit nga Audi i famshëm i blinduar vitin e kaluar në qytetin e Elbasanit. Oshafi u shkarkua fillimisht dhe tanimë do të transferohet në Tiranë, i emëruar si punonjës në Drejtorinë e Përgjithshme të policisë së Tiranës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI