Flash

Kurbin, mbesin në burg dy nga tre djemtë që qëlluan me automatik më 31 dhjetor

Lapsi.al 5 January 2018
Kurbin, mbesin në burg dy nga tre djemtë që qëlluan me

Tre kushërinjtë e arrestuar se kanë qëlluar me automatik natën e ndërrimit të viteve (31 dhjetor- 1 janar 2018) në Sanxhak të Kurbinit dolën sot në gjykatën e Laçit për vlerësimin e masës së sigurisë.  Aktualisht ndaj tre të arrestuarve  Alban Lika, 25vjeç, Ernis Lika, 20vjeç, dhe Arber Lika, 18 vjec rëndon vetëm akuza "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit “ dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Ndaj Alban dhe Ernis Lika u vendos masa e sigurisë 'arrest me burg" ndërsa për 18 vjeçarin u vendos masa e sigurisë 'arrest shtëpie'. Seanca ndaj 3 kushërinjve po zhvillohet me dyer të mbyllura. Ndërkohë jashtë saj familjarët thonë se të afërmit e tyre po festonin dhe nuk kanë lidhje me vrajsen e Klejdi Gjetës.

Madje ata nuk fshehin indinjatën me disa media të cilat sipas tyre i kanë bërë të nënkuptohen se janë ata autorë të dyshuar të vrasjes së 16 vjeçarit. Ndërkohë nga ekspertiza mjeko ligjore ka rezultuar se Klejdi humbi jetën nga një plumb automatiku në kokë.  Djali kishte hipur në tarracë për të shpërthyer fishekzjarre kur u qëllua nga një plumb në kokë. Ekspertët mjeko ligjorë të Tiranës gjetën plumbin në kokën e viktimës.

Të këshilluara

Apeli i krimeve të Rënda LIRON Sotën

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda vendosi dje të lirojë Ores Sotën të arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi në makinë ju gjetën 863.100 euro, dy patenta lun...

10:14

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI