Flash

Fronti digjital i “Revolucionit të Flamingove”

Që nga fundi i majit, protestat kundër qeverisë në Shqipëri janë shndërruar në mobilizimin më të madh qytetar që prej rënies së regjimit diktatorial në fillim të viteve 1990. Ndërsa mediat tradicionale kanë zgjedhur kryesisht heshtjen, hapësira digjitale është bërë njëkohësisht strehë për protestën dhe terren ku testohet autoritarizmi digjital.

14:13

Gjimnazistja nga Durrësi u shpëton trafikantëve në Francë! Shoqja e futi në grackë për ta bërë prostitutë

Lapsi.al 5 January 2018
Gjimnazistja nga Durrësi u shpëton trafikantëve në

Rrëfimi i një 18-vjeçareje nga Durrësi që është shfrytëzuar si prostitutë në Francë ka zbuluar një rrjet trafikantësh të cilët janë nën hetim në Francë, Shqipëri e Itali.

Vajza me inicialet A.K, gjimnaziste në një shkollë në qytetin bregdetar, vendosi t’u shpëtojë trafikantëve, duke u hedhur mbi një makinë policie në Bordo.

Prej tetë muajsh vajza ka marrë në Francë statusin e viktimave që mbrohen nga shteti.

Autoritetet franceze u kanë përcjellë Krimeve të Rënda rrëfimin e vajzës. Hetimi i mëtejshëm i autoriteteve shqiptare, ka shpëtuar edhe dy vajza të tjera në Shqipëri, që ishin gati ta trafikoheshin në të njëjtën mënyrë, por kësaj here në Itali.

Në pranga në Shqipëri ranë 3 persona, në Francë 2 persona, i akuzuari si tutor Nuredin Dumani dhe një taksist. Kurse hetimet në Shqipëri dhe Itali pritet të nxjerrë emra të tjerë të implikuarish.

Vajza nga Durrësi me inicialet A.K u ka rrëfyer me detaje autoriteteve franceze në Bordo, historinë e saj.

“Isha në shkollë kur një shoqja ime më foli për Nuredin Dumanin, më tregoi se ai donte të martohej" shprehet vajza e trafikuar. Vajza tregon se ka vazhduar komunikimin me Nuredin Dumanin përmes rrjetit social Facebook. "Ai më thoshte që jetonte në Belgjikë dhe se më të jeta ime do të ndryshonte”, ka treguar ajo.

Prokuroria shqiptare ka dyshime se në fakt gjatë kësaj kohe i akuzuari mbahej në një burg në Shqipëri për veprën e vjedhjes. Pas propozimit për martesë trafikanti kishte takuar të atin e vajzës, i cili kishte refuzuar bashkimin e tyre.

“Duhet të zgjedhesh o familjen, o djalin”, ka dhënë ultimatumin i ati.

“Unë zgjodha familjen”, shprehet vajza e trafikuar. Pikërisht në këtë moment kanë filluar edhe kërcënimet për jetën. Rezulton se Nuredin Dumani ka fotografuar motrën 3 vjeçare të adoleshentes A.K dhe me këtë e ka kercenuar në Facebook.

“Do ta vras motrën, po nuk u martove me mua”, mësohet ta ketë kërcënuar ai. Pas një vargu kërcënimesh vajza ka udhëtuar drejt Francës me mendimin se po martohej, por brenda javës ka përfunduar prej tij në rrugë.

Në dosjen e dorëzuar Shqipërisë autoritetet franceze shprehen se në një rast vajza është arratisur prej trafikantit, por një tjetër femër pjesë e rrjetit e ka rikthyer në rrugë.

Vajza mundi t’i shpëtojë rrugës vetëm më 20 mars 2017, kur ajo u hodh para makinës së policisë franceze në Bordo. /Tch

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI