Flash

Detaje nga atentati në Kamëz, motivi dhe e shkuara kriminale e protagonistëve

Lapsi.al 5 January 2018
Detaje nga atentati në Kamëz, motivi dhe e shkuara kriminale e

Autori i plagosjes së 40-vjeçarit Korab Peposhi sot në Kamëz, Fredi Rrushi nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai rezulton me precedent penal. Fredi Rrushi ka qenë i dënuar për një plagosje të nodhur po në Kamëz dy vite e disa muaj më parë.

Edhe i plagosuri Korab Peposhi është person me precedent penal. Në vitin 2011, sipas raportimeve në mediat italiane, Peposhi bashkë me një tjetër shqiptar është kapur në Savona me rreth 100 gramë kokainë. Ai ishte edhe me dokumente rumune false.

Motivet

Arsyeja se përse Korab Peposhi është tentuar të eliminohet fizikisht nga Alfred Rushi, sipas hetimeve paraprake, dyshohet të lidhet me konkurrencën në pazare droge. Burime thanë se dyshohet që të dy janë përfshirë në shpërndarje droge dhe se i merrnin klientë njeri-tjetrit.

Ngjarja e sotme

Mësohet se i plagosuri udhëtonte me makinë kur drejt saj është shkrehur një breshëri plumbash. Burime thanë se dyshohet se janë qëlluar 7 apo 8 plumba, nga të cilat 3 kanë prekur Peposhin. Ngjarja është shënuar në rrugën e “Shkodrës”, pranë "Nish Tulla nr.3" dhe urës së Institutit, rreth orës 14.20. Dyshohet se 40-vjeçari është gjurmuar para atentatit nga vetë autori i plagosjes apo persona të tjerë dhe se Alfred Rushi ka qenë i pozicionuar e gati për atentatin. Rushi ka qëlluar me armë automatike, e më pas është larguar. Pas njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Ambulanca, ndërsa i plagosuri është transportuar në spital.

 

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI