Flash

Dalin detaje të tjera, si u kap gomonia me kanabis në Karaburun

Lapsi.al 5 January 2018
Dalin detaje të tjera, si u kap gomonia me kanabis në Karaburun

Policia e Vlorës ka dhënë më shumë detaje rreth aksionit të sotëm për kapjen e një gomoneje me kanabis në Karaburun. Sipas policisë janë sekuestruar 28 kg kanabis. Më poshtë njoftimi i plotë.

Delta Forcë, Policia Kufitare dhe D.V.P.Vlorë gjatë kontrollit nga deti dhe toka në zonën e Karaburunit nisur nga informacionet e marra në rrugë operative se mund të ishte fshehur lëndë narkotike me qëllim trafikimi, rreth orës 13.50, kanë konstatuar një mjet lundrues që lëviste me shpejtësi në drejtim të

Mezo-kanalit, Sazan.

Menjëherë në ndjekie të mjetit lundrues janë vënë 3 mjete lundruese të Policisë Kufitare dhe të Delta Forcë. Eshtë kërkuar ndihma e anijës "Oriku" dhe e Helikopterit të FA-së Gjithashtu është njoftuar GdF Durrës e Vlorë si dhe homologët Italianë.

Menjëherë është ngritur në fluturim një helikopter "COUGAR" i FA-së, i cili ka ndjekur në ujrat neutrale për rreth 1 orë gomonen që lëviste me shpejtësi duke bërë manovra në det me qëllim ti shmangej ndjekies së helikopterit.

Nga deti vijonte ndjekja nga anija "Oriku" dhe tre mjete lundrues të Policisë Kufitare dhe Delta Forcë. Në veprim është futur menjëherë edhe GdF-ja në Shqipëri e Itali. Deri tani nuk është bërë e mundur kapja e gomones, pasi dyshohet se është fshehur në ndonje gji bregdetar, në ujrat territoriale midis Malit të Zi dhe Kroacisë, por vijon kërkimi nga ajri nga GdF.

Gjithashtu është vënë në ndjekje edhe Policia malazeze. Nga pamjet filmike të realizuara nga helikopteri i FA në bordin e gomones dallohen tre persona dhe disa bidona plastikë, ndërsa pjesa tjetër e bordit ishte bosh. Dyshohet se gomonia do merrte lëndën narkotike në Sazan me qëllim trafikimin në drejtim të Italisë.

Nga krehja e zonës në gadishullin e Karaburunit, në vendin e quajtur "Bristan", midis shkëmbinjve, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 28 kilogramë lëndë narkotike të ndarë në 5 pako. Policia Kufitare, Delta Forcë dhe Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë po vijojnë kontrollet në zonë.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Shkodër (FOTO)

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Shkodër-Koplik në vendin e quajtur Ura e Vrakës. Policia thotë se mjet tip Ford ka përplasur një këm...

20:05

Tiranë/ Djali masakron babain e moshuar

Një 69-vjeçar është në gjendje të rëndë pasi është goditur nga djali i tij. Burime policore bëjnë me dije se këtë të premte, 37-vjeçari Florjan R. ka goditur...

19:13

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI