Flash

Botohet libri skandal i sekreteve të Donald Trump

Lapsi.al 5 January 2018
Botohet libri skandal i sekreteve të Donald Trump

Libri eksploziv mbi mënyrën se si u zgjodh Donald Trump dhe se si e drejtoi ai Shtëpinë e bardhë për më shumë se një vit ka dalë në treg në ShBA. Megjithë presionet që presidenti dhe administrata e tij i kanë bëre botuesit të librit dhe autorit Michael Wolff vepra e përshkruar si skandaloze e avancoi daljen e saj në treg nga e marta e 9 janarit për këtë të premte. Lapsi.al ka aritur të qëmtojë një sërë pasazhesh që kanë ngjallur shumë polemika pas botimit të tyre në shtypin perendimor. "Furi dhe zjarr: brenda Shtëpisë së bardhë" ("Fire and Fury: Inside the Trump ëhite House") tregon së pari se si mbeti i habitur Trump nga fitorja e zgjedhjeve të cilën as nuk e prise, as nuk qe përgatitur. Një linjë tjetër e librit është viti i parë i drejtimit të Trump si president që është shenjuar nga kaosi dhe rremuja.

Përshembull ish truri i fushatës presidenciale dhe këshilltari strategjik që u dorëhoq më pas, Steve Bannon (foto), rrëfen një president që mbyllej i vetmuar në dhomën e tij që në orën 18 30, përpara një cheeseburgeri,  dhe qëndronte përpara 3 televizorëve të hapur duke parë lajmet dhe duke sharë mediat e duke folur për to me një rreth të ngushtë miqsh të besuar. Gjatë këtyre shfryrjeve sipas Bannon vihej re nje lloj paranoje që konsistonte tek ankesat për mungesën e besueshmërisë së vartësve të tij. Në pasazhet që Lapsi.al ka lexuar gjendet edhe akuza për tradhëti kombëtare që ish këshilltari Steve Bannon i bën presidentit duke folur për takimin me e fushatës me një avokate ruse shumë pranë Kremlinit. Këto pohime të reja që kanë ngjallur histerinë e presidencës mund të jënë një argument më shumë në punën e prokurorit special Robert Mueller i cili po heton për lidhjen e njerzve të Trump me Moskën. Një tjetër episod qesharak që Lapsi.al ka mundur të lexojë është edhe kur gjatë fushatës Melania Trump merr vesh e shqetësuar se e përditshmja kundërshtare New York Post kishte arritur të siguronte foto nudo (poshte) të saj gjatë përiudhës kur ajo qe modele dhe se gazeta kishte ndërmend t'i publikonte ato. Përgjigjja e kandidatit për president ishte: duro deri në nëntor se gjithçka do të mbarojë. Pra Trump qe i bindur se do të humbte dhe do të dilte nga skena. Ai iu betua asaj se do të qetësohej shpejt pasi nuk kishte asnjë shanc të bëhej president. Ndërsa i biri i Trump i ka treguar një miku se në orën 8 të mbrëmjes së ditës së zgjedhjeve kur fitorja po bëhej një fakt, babai i tij i ngjante një njeriu që kish takuar një fantazëm ndërsa Melania filloi të qante, por jo nga gëzimi. Një tjetër sekret, këtë herë për krifën e çuditshme të flokëve që presidenti mban mbi kokë, e ka nxjerrë e bija e tij e preferuar Ivanka. Ai i mban flokët në atë mënyrë për të fshehur një boshllëk tullac që ka në kokë si pasojë e një ndërhyrjeje kirurgjikale. Një tjetër detaj që Lapsi.al ka lexuar është ai i frikës që ka presidenti prej vitesh se një ditë atë mund ta helmojë. Kjo gati paranojë e shtyn që shumë shpesh të shkojë papritmas e të hajë në një McDonald's i sigurtë se nga ushqimi i parapërgatitur pa e ditur kush ae ai do tia behë aty, nuk i vjen asnjë rrezik. Shtëpia e bardhë që ka bërë çmos për ndalimin e këtij libri i ka quajtur faktet e tij si "gënjeshtra qesharake" dhe e ka konsideruar hetimin si të denjë për shtypin tabloid. ©LAPSI.AL      

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI