Flash

Berisha i thur elozhe “RD”-së në 27 vjetorin e saj: Zëdhënëse e të vërtetave të shqiptarëve

Lapsi.al 5 January 2018
Berisha i thur elozhe “RD”-së në 27 vjetorin e saj:

Sali Berisha uroi me një mesazh në Facebook 27 vjetorin e botimit të “Rilindjes Demokratike”

Duke kujtuar numrin e saj të parë dhe përpjekjet e njerëzve deri në mëngjes për të marrë një kopje, Berisha kujton editorialin hapës “E para është fjala!”.

Ish-kryeministri i thur elozhe gazetës, ku duke falenderuar të gjithë ata që kanë kontribuar në krijimin e saj, e cilëson si zëdhënësen e të vërtetave të mëdha të shoqërisë shqiptare. ©LAPSI.AL 

Komenti i Sali Berishës:

Sot 27 vjetori i botimit të “Rilindjes Demokratike”, gazetës së parë opozitare në Shqipëri!

Të dashur miq, si sot 27 vite më parë një grup intelektualësh, gazetarësh, studentësh botuan numrin e parë të gazetës së parë opozitare “Rilindjes Demokratike”, si organ i Partisë Demokratike dhe mendimit opozitar shqiptar. Vendimi për botimin e saj ishte njëri nga vendimet më të para të Partisë Demokratike. Regjimi u përpoq por pa sukses t’a pengonte botimin e saj.

Numrin e parë të saj shumë e shumë qytetarë e priten me padurim me një natë të bardhe, pra zbardhën natën për të siguruar një kopje të saj, e cila hapej me një editorial të pavdekshëm të redaksisë "E para është fjala!”

Me shpejtësi të rrufeshme gazeta, si organ i të vërtetës aktuale dhe asaj të ndaluar dhe mohuar, pushtoi mendjet dhe zemrat e shqiptarëve. “Rilindja Demokratike” vjen në këtë përvjetor si organi i lirë i shtypit të shkruar, organ i të vërtetës.

Me këtë rast le të shprehim nderimin tonë më të madh për të gjithë ata intelektualë, publicistë, gazetarë, studentë, redaktore, kryeredaktorë dhe drejtorë që themeluan gazetën e parë opozitare të vendit, që e drejtuan dhe shndërruan atë, qe nga numeri i parë e deri në numrin e sotëm, në zëdhënëse të të vërtetave të mëdha të shoqërisë shqiptare! Gëzuar!! sb

 

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI