Flash

Fronti digjital i “Revolucionit të Flamingove”

Që nga fundi i majit, protestat kundër qeverisë në Shqipëri janë shndërruar në mobilizimin më të madh qytetar që prej rënies së regjimit diktatorial në fillim të viteve 1990. Ndërsa mediat tradicionale kanë zgjedhur kryesisht heshtjen, hapësira digjitale është bërë njëkohësisht strehë për protestën dhe terren ku testohet autoritarizmi digjital.

14:13

100 ditë qeverisje/ PS mban nesër Asamblenë kombëtare, kush janë sekretarët që pritet të largohen

Lapsi.al 5 January 2018
100 ditë qeverisje/ PS mban nesër Asamblenë kombëtare, kush

Kryeministri Rama do të bëjë analizën e qeverisës së 100 ditëve të para në Asamblenë Kombëtare, që do të mblidhet ditën e shtunë. Axhenda e asamblesë kombëtare parashikon një analizë së qeverisjes në 100 ditët e para, por dhe prioritetet e saj për vitin 2018. Kjo është analiza e parë që qeveria bën për qeverisjen e saj e vetme, pa aleatë, në tremujorin e parë të saj, ndërsa peshën ia ka vënë dhe bashkëqeverisjes me qytetarët.

Tre muaj më parë, ministrat e qeverisë “Rama 2”, në mbledhjen e asamblesë së 7 tetorit, prezantuan objektivat e 100 ditëve të para të qeverisjes, ndërsa të shtunën ata do bëjnë bilancin e realizimit të tyre. Se si ka ecur bashkëqeverisja me qytetarët, do të ketë një raportim të Koordinatores Kombëtare për Bashkëqeverisje, Elisa Spiropali, e cila zëvendësoi Saimir Tahirin në këtë detyrë. Por duket se ky prezantim pritet të jetë më shumë një reklamim i mbushur me pompozitet se sa një raport real i kësaj qeverisjeje.

Në mbledhjen e së shtunës, sekretariati ekzekutiv mësohet se do të pësojë ndryshime. Pritet të ketë emërtime të reja të sekretarëve, duke ndryshuar dhe funksionin e tyre, ndërsa nuk priten ndryshime të emrave aktualë. Mësohet se numri i sekretarëve ekzekutivë të jetë shtatë.

Aktualisht, Bashkim Fino mban postin e Sekretarit për Organizimin Administrativ, Alfred Peza, postin e sekretarit për Organizimin Dixhital, Musa Ulqini atë të Sekretarit për Organizimin e Burimeve Njerëzore dhe Marrëdhëniet me Koalicionin, Elisa Spiropali, Sekretare për Rininë, Stefan Çipa, Sekretar për Reformën Strukturore dhe Emigracionin, Blerina Gjylameti, Sekretare për Koordinimin Elektoral, ndërsa Ilir Beqja është Koordinator Kombëtar për Programin.

 

Të këshilluara

Apeli i krimeve të Rënda LIRON Sotën

Gjykata e Apelit për Krime të Rënda vendosi dje të lirojë Ores Sotën të arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi në makinë ju gjetën 863.100 euro, dy patenta lun...

10:14

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI