Flash

Fronti digjital i “Revolucionit të Flamingove”

Që nga fundi i majit, protestat kundër qeverisë në Shqipëri janë shndërruar në mobilizimin më të madh qytetar që prej rënies së regjimit diktatorial në fillim të viteve 1990. Ndërsa mediat tradicionale kanë zgjedhur kryesisht heshtjen, hapësira digjitale është bërë njëkohësisht strehë për protestën dhe terren ku testohet autoritarizmi digjital.

14:13

Të dhënat/ Rreth 85% e popullsisë shqiptare jeton më të ardhura të ulëta

Lapsi.al 4 January 2018
Të dhënat/ Rreth 85% e popullsisë shqiptare jeton më të

Pjesa më e madhe e shqiptarëve bëjnë pjesë në kategoritë e të ardhurave të ulëta, sipas të dhënave që jepen nga Pew Research, një institucion kërkimor amerikan. Ky i fundit e ka ndarë botën në pesë grupe të ardhurash: të varfër (ku përfshihet 15% e popullsisë globale), me të ardhura të ulëta (56% e popullsisë), të ardhura mesatare (13% e popullsisë), të ardhura mbi mesataren (9% e popullsisë globale) dhe të ardhura të larta (7% e totalit).

Përmes formulës, Pew Pesearch të mundëson që duke i dhënë të ardhurat mujore të nxjerrësh në cilën kategori përfshihesh në Shqipëri, për vitin 2014. Në Shqipëri, pjesa më e madhe e popullsisë i përket grupit me të ardhura të ulëta, që përbën 84.6% të totalit, nga 56% që është mesatarisht ky grup në botë. Përqindja që zë shtresa e ulët në Shqipëri është ndër më të lartat në rajon e Europë.

Shqipëria ka më pak të varfër në krahasim me mesataren globale, 1.8% e popullsisë, nga 15% e popullsisë globale. Grupi me të të ardhura të shtresës së mesme në Shqipëri është 11.2%, e përafërt me mesataren globale. Por, aty ku Shqipëria çalon është shtresa mbi të mesmen dhe ajo e pasur, që zënë një peshë mjaft të vogël në popullsinë e vendit, ndryshe nga rajoni. Grupi me të ardhura mbi mesataren zë 2.1% të totalit në Shqipëri dhe ai me të ardhura të larta 0.3%. Në botë, grupi me të ardhura mbi mesatare zë 9% të totalit dhe ai me të larta 7%.

Në Maqedoninë fqinje, shtresa me të ardhura të ulëta përbën 59% të popullsisë. Përqindja e popullsisë me të ardhura të mesme është shumë më e lartë në Maqedoni, me 24.7% të totalit. Ndërsa shtresa me të ardhura mbi të mesme është sërish e lartë, në 10.7% të totalit. Edhe të pasurit në Maqedoni janë më të shumë se në Shqipëri, ata zënë 1.1% të totalit. Por edhe të varfërit janë më të shumë, në shtetin fqinj, me 4.9% të totalit.

Të 111 vendet e përfshira në studim përbënin 88% të popullsisë botërore dhe 85% të prodhimit botëror në vitin 2011. Studimi është gjithashtu ndër të parët që përdor metodën e barazisë së fuqisë blerëse të vitit 2011 (PPP), e cila bazohet në të dhënat më të fundit të vlerësimeve standarde të niveleve të çmimeve në botë. Metoda e barazisë së fuqisë blerëse korrigjon kurset e këmbimit me dallimet në çmimet e mallrave dhe shërbimeve në vende të ndryshme dhe është thelbësore për raportimin e të ardhurave të krahasueshme ndërmjet vendeve.

Në 111 vende të përfshira në këtë studim, 783 milionë banorë ishin të ardhura mesatare në vitin 2011, krahasuar me 398 milionë në vitin 2001. Kështu, popullsia me të ardhura mesatare – ata që jetonin në 10-20 $ në ditë – gati dyfishuar, duke u rritur me 386 milion në dekadën e parë të shekullit të ri./ Monitor

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI