Flash

Kreu i Gjykatës së Lartë në zyrën e kryeprokurores, Arta Marku

Lapsi.al 4 January 2018
Kreu i Gjykatës së Lartë në zyrën e kryeprokurores,

Pasditen e sotme kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku priti në një takim kryetarin e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori. Mësohet se Marku e ka vlerësuar shumë të rëndësishëm bashkëpunimin ndërmjet dy institucioneve, e lidhur kjo edhe me parashikimet e reja ligjore të Reformës në Drejtësi. Në bazë të paketës së re ligjore, Gjykata e Lartë dhe Prokuroria e Përgjithshme marrin një rol të rëndësishëm në konsolidimin e praktikës gjyqësore penale.

Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku ka garantuar se Prokuroria e Përgjithshme do të angazhojë të gjithë resurset, burimet njerëzore dhe ekspertizën e saj për të kontribuuar në standartizimin e praktikës së hetimit. Në këtë mënyrë, për zonjën Marku, institucioni i Prokurorisë do të japë kontributin për përmirësimin e dhënies së drejtësisë për qytetarët shqiptarë.

Nga ana e tij, kryetari i Gjykatës së Lartë, Zaganjori shprehu mbështetjen e tij për institucionin e Prokurorisë dhe garantoi se bashkëpunimi do të vijojë të forcohet, në zbatim të Reformës në Drejtësi.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI