Flash

Festuan ndërrimin e viteve duke qëlluar me armë, pranga dy të rinjve

Lapsi.al 4 January 2018
Festuan ndërrimin e viteve duke qëlluar me armë, pranga dy

Dy tërinj kanë rënë në pranga, pasi akuzohen se ditën e ndërrimit të viteve kanë qëlluar me armë zjarri në ajër. Ngjarja ndodhi në fshatin Pojan të Korçës në 31 dhjetor.

 

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfunduan Enea Leke, 25 vjeç dhe Lion Kondi, 22 vjeç, të dy banues në fshatin Pojan.

 

NJOFTIMI I POLICISE: 

Arrestohet në flagrancë nga Policia autori i dyshuar, si edhe poseduesi i armës së zjarrit, të cilit në banesë iu gjet edhe një armë gjahu pa leje.

Më datë 04.01.2017, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Enea Leke, 25 vjeç

Lion Kondi, 22 vjeç, të dy banues në fshatin Pojan.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, në rrugë policore kanë siguruar informacione, se gjatë natës së ndërrimit të viteve në fshatin Pojan, është qëlluar me armë zjarri në ajër.

Nga puna hetimore e kryer, u bë e mundur identifikimi i autorëve të dyshuar ku ka rezultuar se ka qenë shtetasi Enea Leke, i cili ka qëlluar me armë zjarri në ajër, gjatë festave të fundvitit.

Arma e zjarrit tip pushkë model 56 posedohej nga shtetasi Lion Kondi.

Gjatë kontrollit të banesës së këtij të fundit, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pushkë si edhe një armë gjahu teke, të cilat i posedonte pa lejen e organeve përkatëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale: “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”; “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” parashikuar nga nenet 278 e 280 të Kodit Penal.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI