Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Ekspertët zbulojnë shkakun pse kumarxhinjtë nuk mund ta lënë bixhozin

Lapsi.al 4 January 2018
Ekspertët zbulojnë shkakun pse kumarxhinjtë nuk mund ta

Nëse keni luajtur bixhoz ndonjëherë, mund të keni vënë re se një humbje e ngushtë ju bën të doni ta vazhdoni lojën.

Ky është vetëm një shembull nga keqinterpretimi i fitimit, të cilin njerëzit shpesh e bëjnë në kazino. Një tjetër: nëse e zeza hidhet pesë herë rresht, e kuqja duhet të “dalë” – apo jo? Gabim.

Tani, shkencëtarët mendojnë se e kanë identifikuar mekanizmin në tru i cili i nxit kumarxhinjtë problematikë të bëjnë shtrembërime të tilla konjunktive më shumë se të tjerët.

Ata kanë zbuluar se njerëzit tek të cilët insula, zona e trurit që luan një rol kyç në emocione, ishte e dëmtuar, nuk joshen të vazhdojnë lojën pas humbjeve të ngushta ose pas një vargut të fatit të kuq ose të zi.

Të gjitha grupet e tjera të pjesëmarrësve, duke përfshirë edhe pacientët me dëmtime në pjesët e tjera të trurit, si dhe pjesëmarrësit e shëndoshë, ishin joshur, shkruan Telegrafi. “Bazuar në këto rezultate, ne besojmë se insula mund të jetë hiperaktive tek kumarxhinjtë problematikë, duke i bërë ata më të ndjeshëm ndaj këtyre gabimeve të të menduarit”, tha dr. Luke Clark nga Universiteti i Cambridge.

“Trajtimet e ardhshme për varësinë nga bixhozi mund të kërkojnë ta reduktojnë këtë hiperaktivitet, ose përmes ilaçeve ose me teknika psikologjike si terapia e ndërgjegjshmërisë. ”

Hulumtimet e tjera kanë treguar se kumarxhinjtë problematikë janë të prirur për këto keqinterpretime të njohura si “falsitete të kumarxhinjve.” 

Bixhozçinjtë problematikë përbëjnë rreth 2.3 për qind të popullsisë në Shtetet e Bashkuara.

Bixhozi problematik tani është klasifikuar si një varësi e sjelljes nga Shoqata Psikiatrike Amerikane.

Të këshilluara

Floket me xixa, sërish në modë (FOTO)

Diva e muzikës ndërkombëtare Beyonce, shpesh i shton xixa flokëve të saj duke u dukur mjaft tërheqëse dhe shumë vajza po ndjekin shembullin e saj për tu dukur s...

16:06

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Me sytë katër

PAPARAZZI