Flash

Asambleja e PS/ Çfarë bilanci kërkon Rama nga ministrat për 100 ditët e para?

Lapsi.al 4 January 2018
Asambleja e PS/ Çfarë bilanci kërkon Rama nga ministrat

Thirrja e Asamblesë së Partisë Socialiste ditën e shtunë ka për qëllim t’i japë kuptim 100 ditëve të para të qeverisjes së Rilindjes, në mandatin e dytë. Pavarësisht kostos që rëndon nga skandali Tahiri, ministrat janë paguar dhe asambleja do të shërbejë si një vitrinë për t’u njohur me produktin e këtij mandati të dytë.

Jo më kot mbledhja do të nisë me një paradë suksesesh, ku njëri pas tjetrit, ministrat do të sfilojnë me arritjet, angazhimet dhe objektivat për vitin 2018.

Se me çfarë arritjesh do të mbushet luga e fjalimeve të ministrave, vështirë të parashikohet. Lapsi.al e pa më të thjeshtë të parashikojë se çfarë nuk do të thuhet në fjalimet e Asamblesë së PS-së.

Për shembull, nuk do të përmendet fakti se fillimi i mandatit qeverisës u dominua nga socialisti i vetëm që nuk i lejohet të hyjë në Asamblenë e PS-së, Saimir Tahiri.

Lajmi i arrestimit të Habilajve në Itali doli në 16 tetor. Që nga ajo datë, nuk pati media që nuk u përqëndrua me të gjitha fuqitë në informacionet për lidhjet e ish Ministrit të Brendshëm me klanet e drogës.

Rrokullima e Tahirit nga “kampion” i mandatit të parë në “vemien” e mandatit të dytë, do të kishte çuar në ngërç çdo kabinet, dhe qeveria Rama 2.0 nuk bëri përjashtim.

Edhe vetë Rama u përfshi në një spirale përplasjesh me opozitën, drejtësinë, median dhe partnerët e huaj për të mbrojtur Saimir Tahirin. Mbrojtja e Tahirit është tabu në PS. Dhe nuk do të përmendet.

Nuk do të quhet sukses as marrëveshja me Visho Ajazi Likën për largimin nga SHISH dhe emërimin ambasador në NATO, fill pas daljes së përgjimeve të Tahirit.

Nuk do të konsiderohet sukses as largimi i Adriatik Llallës dhe as caktimi i Arta Markut si kryeprokurore e Përkohshem, me vetëm 69 vota në parlament.

Nuk do të quhet sukses as ngërçi i Reformës në Drejtësi dhe bllokimi për arsye të paqarta i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj nuk do të përmendë sulmin që iu bë policisë nga bandat e Elbasanit dhe atentatin që ndodhi pak ditë më parë, si pjesë e të njëjtit konflikt. Nuk do të përmenden as dy gomonet që u kapën në brigjet e Italisë pak ditë më parë dhe as mosarrestimi i policëve të lidhur me Habilajt.

Arben Ahmetaj nuk do të përmendë se premtoi 7-10 mijë lekë shpërblim për pensionistët, por këtë vit i dha vetëm 3 mijë lekë. Nuk do flasë as për raportin e fundit të Bankës Botërore, që tha se 181 mijë persona në Shqipëri jetojnë me 3 dollarë në ditë, ndërsa 20 mijë me më pak se kaq.

Niko Peleshi nuk do të krahasojë përmbytjet e vitit 2015 me ato të 2017, pasi këtë vit dëmet ishin shumë herë më të mëdha. Ogerta Manastirliu nuk mund të flasë për më shumë se 500 mjekë që ikën në Gjermani dhe as për ultimatumin që i dhanë mjekët e urgjencës në Tiranë.

Damian Gjiknuri nuk mund të flasë për IRTC, kompaninë që u prezantua si një investitor serioz, por la pa rroga të gjithë naftëtarët e Ballshit, duke përsëritur edhe njëherë skemën e Rezart Taçit.

E kështu me radhë, Lindita Nikolla nuk do flasë për mbylljen e shkollave për një javë në fillim të dhjetorit nga moti i keq, Olta Xhaçka nuk do të përmendë çfarë bëhet me komandot që u arratisën në Britaninë e Madhe, Ditmir Bushati do të shmangë votën kundër Trump në OKB, Blendi Klosi do heshtë për largimin e Sheraton dhe Mirela Kumbaro nuk do të tregojë se si i erdhi ideja për të shitur sallam të tymosur në Butrint.©Përgatiti për Lapsi.al, Dorian Kodra

Të këshilluara

'Sheraton' largohet nga Shqipëria (FOTO)

Rrjeti i njohur i hotelerisë që prej 14 vitesh ishte prezent edhe në Shqipëri, do të largohet nga vendi tonë në muajin janar. Është fjala për ‘Sheraton’. Lajmin...

11:12

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI