Flash

Arrestohet në Durrës 65-vjeçari i kërkuar në Itali

Lapsi.al 4 January 2018
Arrestohet në Durrës 65-vjeçari i kërkuar në Itali

Një shqiptar i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane, është arrestuar në Durrës. Policia njofton se është bërë i mundur ndalimi i Skënder Jusufi 65 vjeç, banues në Durrës, mbi të cilin rezultonte një vendim gjykate në Bari.

Gjykata e Apelit Durrës me Vendimin Nr.10, dt.12.12.2017 ka bërë njohjen e Vendimit të Gjykatës së Apelit- Bari Itali, ku në ngarkim të shtetasit të mësipërm është caktuar masa e dënimit me 5 vite e 9 muaj e 29 ditë burg për veprën penale" Prodhimi dhe shitja e narkotikëve " parashikuar në nenin 110 të legjislacionit penal Italian dhe 283/2 të Kodit Penal Shqiptar. Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

 

Të këshilluara

Policia ndalon dy djemtë e Azem Hajdarit

Dy djemtë e Azem Hajdarit, janë ndaluar nga policia në pikën e Muriqanit. Kirjald dhe Azem Hajdari janë marrë në pyetje pasi kishin pasur një sherr në datën 27 ...

12:38

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI