Flash

Vetëvaret 56-vjeçarja në Shkodër, familjarët dhe mjekia fshehin ngjarjen

Lapsi.al 3 January 2018
Vetëvaret 56-vjeçarja në Shkodër, familjarët dhe

Një mjeke 58-vjeçare në spitalin e Shkodrës po hetohet në gjendje të lirë pasi akuzohet se nuk ka plotësuar saktë raportin e vdekjes së një gruaje, e cila u transportua në spital e pajetë nga dy të afërm.

26-vjeçari Xh.A. dhe 38-vjeçari U.Xh., gjithashtu në hetim, dërguan ditën e djeshme të pajetë në urgjencën e spitalit vjehrrën e tyre 56-vjeçare. Ajo ishte vetëvrarë në banesën e saj, fakt ky që nuk figuronte në raportin e vdekjes që kishte plotësuar doktoresha e spitalit.

Njoftim i policisë:

Më datë 02.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasit S.S, XH.A dhe U.XH, vjeç 58, 26 dhe 38, banues në Shkodër, S.S, mjeke në spitalin Shkodër, pasi dyshohet se, XH.A dhe U.XH, kanë dërguar në Urgjencën e spitalit Shkodër, në gjendje të vdekur vjehrrën e tyre, shtetasen B.M vjeç 56 banuese në fshatin Berdicë dhe kanë fshehur arsyen e vdekjes, e cila nga veprimet e kryera rezultoi se është vetëvarur në ambientet e banesës saj. Nenet 248 e 305/b të Kodit Penal.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI