Flash

Trump godet ashpër ish gurunë e tij Steve Bannon

Lapsi.al 3 January 2018
Trump godet ashpër ish gurunë e tij Steve Bannon

“Steve Bannon nuk ka asnjë lidhje me mua apo presidencën time. Kur, ai është shkarkuar, ai nuk ka humbur vetëm punën, por edhe arsyen", kështu ka deklaruar sotpresidenti amerikan, Donald Trump. Ai akuzoi sot ish-këshilltarin, Steve Bannon në një komunikatë të ashpër që shënon një ndarje mes presidentit amerikan dhe atij që është konsideruar shpesh si strategu i fitores në zgjedhjet e vitit 2016.

“Steve Bannon nuk ka asnjë lidhje me mua apo presidencën time. Kur, ai është shkarkuar, ai nuk ka humbur vetëm punën, por edhe arsyen. (…)", ka thënë Trump.

"Steve nuk përfaqëson bazën time zgjedhore, ai është në kërkim të interesit të tij”, shkruan presidenti amerikan, Donald Trump në një komunikatë.

Në një shkrim në gazetaë britanikeThe Guardian ku flitej për takimin në mes të djalit të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Trump Jr me një grup rusësh përfaqësues të kremlinit në vitin 2016, në kohën kur po mbaheshin zgjedhjet në SHBA, ishte pronancuar edhe vetë Bannon.

Ky takim u përshkrua nga ai me fjalët "tradhti" dhe "jopatriotik".

Bannon duke folur me autorin e sjhkrimit Micheal Ëolff, ka paralajmëruar se hetimet për marrëveshjet e fshehta me Kremlinin do të fokusohen në pastrim të parave duke parashikuar: ‘’Do ta thyejnë si një vezë në televizionin kombëtar djalin e presidentit”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI