Flash

Fronti digjital i “Revolucionit të Flamingove”

Që nga fundi i majit, protestat kundër qeverisë në Shqipëri janë shndërruar në mobilizimin më të madh qytetar që prej rënies së regjimit diktatorial në fillim të viteve 1990. Ndërsa mediat tradicionale kanë zgjedhur kryesisht heshtjen, hapësira digjitale është bërë njëkohësisht strehë për protestën dhe terren ku testohet autoritarizmi digjital.

14:13

Të gjitha shtetet ndalin investimet e huaja në Shqipëri, përveç Zvicrës, investuesit të TAP

Lapsi.al 3 January 2018
Të gjitha shtetet ndalin investimet e huaja në Shqipëri,

Shtesa e investimeve të huaja në tremujorin e tretë të vitit, që sapo lamë pas, ka qenë minimale, ose dhe negative nga pothuajse të gjitha shtetet, me përjashtim të Zvicrës, që është vendi nga raportohen investimet e TAP.

Nga shtetet, ku merrnim investimet tradicionale, si Greqia, investimet janë në rënie, nga Gjermania po ashtu me tkurrje, Kanadaja e ka rritjen minimale, Holanda, Italia dhe Greqia po ashtu.

Sipas statistikave për investimet sipas shteteve, të publikuara nga Banka e Shqipërisë, stoku i investimeve të huaja për periudhën korrik-shtator 2017 u rrit me 251 milionë euro në krahasim me tremujorin e mëparshëm, nga e cila 179 milionë euro, ose 71% e totalit të rritjes kanë ardhur vetëm nga një shtet, nga Zvicra, nga i cili raportohen investimet që po bëhen për ndërtimin e projektit të gazsjellësit TAP.

25 milionë euro është shtesa e investimeve nga Turqia, 20 milionë euro nga Italia, 16 milionë euro nga Kanadaja dhe 14 milionë euro nga Holanda. Me kaq lista mbaron. Shtetet e tjera kanë investuar zero në Shqipëri, ose maksimumi në 6 milionë euro (si p.sh. Austria) në tremujorin e tretë të 2017, apo dhe e kanë ulur stokun e investimeve të tyre në Shqipëri, si Greqia (-16 mln euro) dhe Gjermania (-4 mln euro).

Greqia, për herë të parë stoku vjen me ulje

Greqia është shteti nga i cili në vite ka ardhur stoku më i madh i investimeve të huaja (kryesisht telekomunikacione), që në fund të tremujorit të tretë arriti në 1.26 miliardë euro, ose 20% e totalit të stokut të investuar në Shqipëri pas viteve 1990. Por, për herë të parë investimet nga Greqia rezultojnë në rënie (-16 milionë euro), teksa sektori i telekomunikacioneve (Vodafone dhe Telecom Albania janë më kapital grek) është në rënie.

Kanadaja është shteti që renditet i dyti sa i përket stokut të investimeve direkte, me 826 milionë euro në total (rritje minimale prej 16 milionë euro në tremujorin e tretë), si rrjedhojë e aktivitetit të Bankers Petroleum, që megjithëse është shitur te kinezët e Geo Gade raportohet sërish si investim kanadez.

Në vend të tretë është ngjitur Zvicra, stoku i investimeve nga i cili është 10-fishuar në krahasim me vitin 2014, duke arritur në 826 milionë euro në fund të tremujorit të tretë 2017, si rrjedhojë e aktivitetit të gazsjellësit TAP.

Holanda është e katërta, po me 826 milionë euro, ku rolin kryesor e ka kompania Statcraft, që po ndërton HEC-in e Devollit, që ndonëse tashmë është 100% në pronësi norvegjeze, regjistrohet ende si investim holandez. Gjithsesi, ky investim po shkon drejt fundit, teksa shtesa në tremujorin e tretë ishte vetëm 14 milionë euro.

Më pas, sipas stokut, renditen Italia, Turqia, Austria, Qipro (shih grafikun).

Gjeografia e kufizuar shteteve nga po na vijnë investimet vitin e fundit tregon se sa e varur është Shqipëria nga projektet e mëdha, që ndodhin vetëm një herë dhe më pas efekti i tyre mbaron, por ngre njëkohësisht dhe dilemën se çfarë do të ndodhe me investimet e huaja pas përfundimit të TAP dhe HEC-eve mbi lumin Devoll, teksa nuk po shihen investitorë të tjerë në horizont, madje po ikin dhe ata që janë (rasti i Sheraton që nga 1 janari u largua nga Shqipëria).

Nëse nuk do të kishte qenë projekti TAP, investimet e huaja në tremujorin e tretë do të ishin vetëm 68 milionë euro, ndërsa nëse hiqet edhe Devolli, zbresin në 54 milionë euro./ Monitor

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI