Flash

Sërish punime tek sheshi “Skëndërbej”, mësoni rrugët që bllokohen prej mbrëmjes së sotme

Lapsi.al 3 January 2018
Sërish punime tek sheshi “Skëndërbej”, mësoni

Për shkak se projekti i rikualifikimit urban të sheshit “Skënderbej” ka hyrë në fazën e dytë të punimeve, Bashkia e Tiranës njofton ndryshimin e planit të lëvizjes së makinave me arsyetimin “për të mundësuar përfundimin e projektit brenda afatit të caktuar”.

Prej mbrëmjes së sotme, qarkullimi i makinave do të ndryshojë si më poshtë:

- Ndalohet qarkullimi në segmentin e rrugës “Çamëria”, nga kryqëzimi me Rr. “Ibrahim Rugova” deri në sheshin “Skënderbej” (segmenti para selisë së Partisë Socialiste). Qarkullimi i automjeteve, do të bëhet në rrugën “Ibrahim Rugova” në kryqëzimin me rrugën “Çamëria”, drejtim i detyruar drejt.

- Qarkullimi i automjeteve në segmentin e Rr. “Ibrahim Rugova”, nga “Myslym Shyri” deri te bulevardi “Gjegj Fishta” (segmenti para Taiwan), do të jetë me një drejtim lëvizjeje, sipas sensit veri-jug.

Të këshilluara

FOTO/ Lulzim Basha me tren për në Londër

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ndodhet në Londër me ftesë të Partisë Konservatore. Gjatë ditës së sotme ka qarkulluar një foto e Bashës i cili n...

21:52

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI