Flash

Fronti digjital i “Revolucionit të Flamingove”

Që nga fundi i majit, protestat kundër qeverisë në Shqipëri janë shndërruar në mobilizimin më të madh qytetar që prej rënies së regjimit diktatorial në fillim të viteve 1990. Ndërsa mediat tradicionale kanë zgjedhur kryesisht heshtjen, hapësira digjitale është bërë njëkohësisht strehë për protestën dhe terren ku testohet autoritarizmi digjital.

14:13

Rafineria e Ballshit, Tatimet bllokojnë llogaritë bankare e kompanisë IRTC

Lapsi.al 3 January 2018
Rafineria e Ballshit, Tatimet bllokojnë llogaritë bankare e

Ministrata Tatimore do të verifikojë të gjitha transaksionet bankare të shoqërisë IRTC, e cila shfrytëzoi për më shumë se një vit rafinerinë e naftës në Ballsh duke krijuar mbi 50 milionë euro borxhe ndaj tatimeve.

TCH ka mësuar se në datën 5 dhjetor, Tatimet e Tiranës kanë kërkuar nga bankat tregtare informacion mbi çdo transaksion të kryer nga IRTC për të verifikuar nëse kompania ka transferuar para në llogari të tjera brenda apo jashtë vendit.

Burime nga administrata tatimore thonë se që në fillim të dhjetorit, subjektit IRTC me administrator shtetasin Mitat Sulaj i janë bllokuar të gjitha llogaritë bankare, dhe ndaj aseteve të saj është vendosur barrë siguruese dhe hipotekore.

Tatimet nuk zbulojnë se cila është vlera monetare e bllokuar dhe ajo e aseteve mbi të cilat është vendosur barra siguruese. Por burime nga administrata thonë se, pas kalimit të afatit një mujor nga urdhri për vendosjen e barrës siguruese, të gjitha asetet do të sekuestrohen siç sanksionohen në ligjin për procedurat tatimore.

IRTC mori në shfrytëzim rafinerinë e ARMO-s në shtator të vitit 2016 sipas një marrëveshje me kreditorët privatë, por edhe bekimin e qeverisë, e cila e quajti marrëveshjen një sukses.

Sipas të dhënave nga doganat, vetëm në vitin 2017 kompania ka prodhuar dhe shitur në tregun vendas 156 mijë tonë karburant. Por edhe pse ka arkëtuar mbi 220 milionë euro nga shitja e naftës, ka krijuar mbi 50 milionë euro borxhe ndaj administratës tatimore, për taksa të papaguara kryesisht TVSH dhe taksë qarkullimi.

Kjo nuk është hera e parë që ARMO lejohet të punojë pa paguar taksa duke shkaktuar dëme të mëdha në buxhet. Edhe në vitin 2009 kur u privatizua nga Rezart Taçi dhe më vonë 2014-ën kur u mor në shfrytëzim nga një kompani azere ARMO është lejuar të shmangë qindra milionë euro detyrime tatimore, të cilat nuk u rikuperuan asnjëherë, por qëndrojnë si borxhe ose janë falur përmes amnistive./Tch

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI