Flash

Fronti digjital i “Revolucionit të Flamingove”

Që nga fundi i majit, protestat kundër qeverisë në Shqipëri janë shndërruar në mobilizimin më të madh qytetar që prej rënies së regjimit diktatorial në fillim të viteve 1990. Ndërsa mediat tradicionale kanë zgjedhur kryesisht heshtjen, hapësira digjitale është bërë njëkohësisht strehë për protestën dhe terren ku testohet autoritarizmi digjital.

14:13

Portali i Kremlinit përfshin Tiranën në protestat e Iranit: Në Shqipëri u përgatitën vrasësit!

Lapsi.al 3 January 2018
Portali i Kremlinit përfshin Tiranën në protestat e Iranit:

Sputnik, në një redaksionale të publikuar sot ka plasur një akuzë të fortë për Tiranën zyrtare. Portali i Kremlinit thekson se “në Shqipëri, CIA dhe shërbimi sekret izraelit po përgatisin njerëz për të luftuar me armë regjimin iranian”. Redaksionalja e firmosur “Ekipi i Sputnik”, titullohet: “Amerikanët përgatisin vrasësit në Shqipëri për të sulmuar Iranin, por do të thyejnë dhëmbët”.

Artikulli i portalit propagandistik të Kremlinit është në fakt edhe pjesë e një emisioni që ata kanë bërë në Radio Sputniknë gjuhën serbe, e cila dëgjohet si në internet por edhe në valët normale radiofonike. Sputnik ka intervistuar Gjuro Biblija, drejtuesin e portalit “Fakti”, që është një media serbe e cila shkruan vetëm në cirilike dhe mbështet fort qëndrimet e Moskës.

Biblija thotë se “Trump së bashku me Izraelin ka një plan të qartë dhe atë po e aktivizon sot nga Shqipëria. CIA dhe shërbimi seret izraelit po përgatisin ushtarët për t’i dërguar në luftë në Iran që të rrëzojnë regjimin, por do ta kenë të pamundur”

Sipas Sputnik-ut, manovra po kryhet si hakmarrje ndaj humbjes në Siri ku Bashar Al Asad mbeti në pushtet, por edhe për të forcuar Arabinë Saudite, armiken kryesore të Iranit.

Ndërkaq, analisti politik Aleksandar Paviç, thotë se Shtetet e Bashkuara kanë qëllime shumë serioze kur bëhet fjalë për Iranin dhe kujton që President Trump është i lidhur ngushtë me lobin izraelit, i cili ndikoi për ta transferuar ambasadën amerikane në Jeruzalem. Shtetet e Bashkuara pretendojnë se Irani është një shtet terrorist dhe një eksportues i terrorizmit. "Ne e dimë se kjo nuk është e vërtetë, sepse nëse flasim të vërtetën, shteti terrorist numër një është Arabia Saudite”, thotë Paviç.

Më tej Sputnik shkruan se CIA ka ngritur kohët e fundit një qendër operacionale për Iranin në Tiranë. “Në Shqipëri gjatë vitit të kaluar emigroi tërë udhëheqja e organizatës ‘Mujahedin-e-Khalq’, një nga kundërshtaret kryesorë të regjimit. Ata janë të zhvendosur nga amerikanët, janë rreth 3,000 njerëz që kanë selinë e tyre dhe një faqe interneti për të monitoruar nga afër situatën në Iran. Është një organizatë e çuditshme që ka organizuar sulme terroriste kundër autoriteteve iraniane në Iran gjatë dhjetë viteve të fundit”, thekson Paviç për Sputnik.

Ndërkaq, me tej në shkrimin e Sputnik-ut theksohet se muxhahidinët pritet të transferohen në Teheran, por shton se nuk e kupton këtë papjekuri të Trump, pasi “Irani është një arrë e fortë për t’u goditur”.

“Irani, pavarësisht sesa para harxhon në programin ushtarak, i cili ndoshta mund të përdorej për të rritur standardet e jetesës, ende i ka të lira rrugët e tij të naftës. Ky regjim është shumë më i ashpër sesa ai që rrethoi ambasadën amerikane, mbajti peng diplomatët dhe poshtëronte amerikanët.

Në këtë regjim, Shtetet e Bashkuara mund të humbin seriozisht dhëmbët, sepse Teherani, në fund të fundit, ka sistemin S-300, dhe mund të sulmojë direkt vendet nga ku sulmohet”, e mbyll shkrimin e tij portali i Kremlinit, Sputnik. (Tesheshi.com)

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI