Flash

Përgjimet / Rreziku i banalizimit të dosjes Tahiri

Lapsi.al 3 January 2018
Përgjimet / Rreziku i banalizimit të dosjes Tahiri

Publikimi i rreth 6-7 minutave të audio - përgjimeve të trafikantëve që përmendin Saimir Tahirin nga një media shumë pranë opozitës, Politiko.al, nuk solli asgjë të re që deri më tani nuk e dinte publiku. Edhe dhuratat për familjen edhe kërdia mbi votat edhe përdorimi i Audit të famshëm janë mëkate që të gjithë i njohim që prej ditës së parë. Përveçse zërave origjinalë dhe dialektit të labërisë që shtonte pak pigment në këtë roman policesk që zgjat prej javesh, asnjë fakt me peshë dhe asnjë dëshmi e re nuk doli në dritë.

Por, problemi i asaj që po ndodh me dosjen Tahiri është tjetër. Sa më shumë që kalon koha, ajo po rrezikon të degradojë në një telenovelë turke, nga ato që TV Klan përdor për të thithur shtresën më trushpëlarë të shikuesve.

Pak ditë më parë edhe Top Channel, ashtu sikurse këtë të mërkurë Politiko.al, palajmëroi një bombë të re në dosjen që po ndjekin me drithërimë gjithë shqiptarët.

Por, në asnjë nga rastet, përpos titujve bombastikë, lexuesit dhe shikuesit nuk u informuan për asgjë esenciale.

Natyrisht, në këto “scoop-e” nuk ka asnjë mëkat.

Cilado media e globit që do t’i kishte në dispozicion edhe në qoftëse burimi i tyre do të qe prokuroria, edhe nëse ai do të qe opozita, do t’i publikonte ato.

Në çështje të tilla kaq të ndjeshme kërshëria nuk është një element që duhet nëvleftësuar, pavarësisht se herë pas here, kufiri i rrezikshëm mes vuajerizmit dhe interesit publik përcaktohet me shumë vështirësi.

Por, halli është diku tjetër. Sepse përveç suspansit që ngjallin seriale të tilla, ato nuk mund të trajtohen thjeshtë si episode të “Narcos” apo “Breaking bad”.

Ato nuk mund të përdoren as thjeshtë si justifikime për premtimet e ekzagjeruara të opozitës se do ta mbajë publikun me bomba të herë pas hershme.

Aq më pak ato mund të shërbejnë si hallka të një zinxhiri që vazhdon të fshikullojë qeverisjen e rilindjes.

Saimir Tahiri vetë, protektori dhe krijuesi i alibive të tij Edi Rama, kanë dalë më të njollosur se kurrë nga kjo histori. Tashmë nuk ka mbetur shqiptar me mend në kokë që nuk është bindur për lidhjet e tyre me trafikantët dhe me përdorimin që socialistët i kanë bërë këtyre lidhjeve.

Në këtë kuptim,“dosja Tahiri”, është ezauruar politikisht. Kush ka pasur për të humbur ka marrë njollën më negative prej saj, ndërsa kush ka pasur për të përfituar e ka vjelë gjithçka mundej.

Prandaj loja me të nuk ka më vlerë.

Ajo duhet trajtuar me një seriozitet ku e ku më të lartë sesa vëmendja që i kushtojmë Erdogrulit dhe Sulltaneshës Kosen.

Ndërsa në të kundërt, çdo abuzim, çdo tejkalim i së drejtës, çdo tentativë për t’a përdorur vend e pa vend si ushqim për militantët fanatikë, do ta zhvlerësonte atë.

Në këtë kuptim të gjithë ata që bien qoftë edhe pa vetëdije në këtë lojë, bëjnë gabimin e atij që na nxit të rendim pas gjurmëve, ndërkohë që tashmë, të gjithë duhet të shohim ujkun.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Pse Berisha e ka mirë dhe Basha e ka gabim

Lulzim Bashës nuk i kanë mbetur shumë rrugëzgjidhje në qorsokakun ku është futur. Megjithëse po sillet sikur ka në duar disa opsione për të ndërmarrë betejën ra...

15:11

Mos e kryqëzoni Ramën në Jeruzalem

Gabimi më i madh i të gjithë kundërshtarëve të Edi Ramës është se pretendojnë se ai çdo gjë e ka bërë gabim. Kjo ka ndodhur edhe këtë herë. Një histeri e paimag...

16:00

Donald Lu nuk mund të bëjë vezën e Artë

Pas një takimi të shpejtë me kryeprokuroren e përgjithshme tranzitore, një pjesë e madhe e mediave i kanë kujtuar ambasadorit amerikan Donald Lu, faktin se ai i...

16:19

Rruga qorre që po ndjek Kosova

1. Për ta larguar mjegullën dyvjeçare që është krijuar me temën e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, iu ktheva një burimi të cilit i besoj, analizës së ...

09:46

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

REPLIKË/Ku duhet kërkuar gjeneza e “Shqipërisë së re”

Problemi me artikullun e Andi Bushatit është se ai rrezikon ti japë lëvizjes Bashkë peshën e rëndë që akoma nuk e ka për të reflektuar Shqipërinë e nesërme. Jo se lëvizja Bashkë nuk e përfaqëson Shqipërinë e nesërme, por se nuk e bën dot këtë e vetme

08:22 Kristi Pinderi

Me sytë katër

PAPARAZZI