Flash

Heqja e mandatit, deputetit i LSI flet në KQZ: Nuk e kujtoj mirë historinë, po s'kam gjë për të fshehur

Lapsi.al 3 January 2018
Heqja e mandatit, deputetit i LSI flet në KQZ: Nuk e kujtoj mirë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur prej orës 12:00 seancën për shyqrtimin e kërkesës së prokurorisë për heqjen e mandatit për dy deputetët Gledion Rehovica i LSI dhe Aqif Rakipi i PDIU-së.

Ndërsa deputeti i LSI, Gledion Rehovica është i pranishëm në seancë, deputeti i PDIU, Aqif Rakipi mungon. Ai përfaqësohet nga dy avokatët e tij.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar material shtesë për rastin e deputetit të LSI-së Gledion Rehovica nga Prokuroria. Ata i kanë vendosur edhe një afat organit të akuzës për të sjellë materiale shtesë në lidhje me të. “Prokuroria ka kohë deri më 5 janar ditën e premte”, ranë dakord anëtarët e KQZ-së.

Ndërkohë, i pyetur se pse ndodhej në Itali në vitin 1999 dhe ai ishte ai autor i vjedhjes në një dyqan atje, deputeti i LSI-së, Gledjon Rehovica u shpreh se nuk i kujtohej mirë ngjarja, pasi kishin kaluar 20 vjet. Por, u shpreh i bindur se s’ka qenë asnjëherë i ndaluar, arrestuar apo i gjykuar në Itali.

“Kam qenë student për shkenca politike në Itali në atë kohë. Nuk e kujtoj me detaje këtë histori se po bën gati 20 vjet, por s’kam asgjë për të fshehur. S’kam pasur në asnjë moment urdhër ndalimi, arrestim apo gjykim në Itali. S’kam ndërmend të fsheh asgjë”,- u shpreh deputeti i LSI në KQZ.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI