Flash

Ditët e para të janarit, moti surprizon sërish

Lapsi.al 3 January 2018
Ditët e para të janarit, moti surprizon sërish

Edhe pse jemi në mes të dimrit, dhe pritshmëmritë janë për temperatura të ulta, reshje dëbore dhe ngricë, asnjë nga këto nuk do të ndodhë. Të paktën për 10 ditët e para, pasi sinoptikanët thonë që temperaturat do të jenë shumë të larta.

“10-ditëshi i parë i Janarit parashikohet që të jetë me temperatura relativisht të larta, ku gjatë mëngjeseve do të shënohen edhe vlera 9 apo 10 gradë në zonat e ulëta dhe bregdetare, ndërkohë që presim një maksimum mbi 17 gradë celsius”, thotë Tanja Porja për tv Klan .

“Këto temperatura rezultojnë relativisht 4 apo 5 dhe në zona të veçanta edhe 6 gradë celsius mbi vlerat normale apo vlerat tipike të mëngjeseve dhe mesditës të muajit Janar. Pra mund të themi pra frikë që këto janë vlera tipike të stinës së vjeshtës”, vijoi ajo.

E megjithatë kjo nuk do të thotë se nuk ka më dimër, pasi ndryshimet ekstreme të motit, duke përzier stinët tashmë njihen. Sa i takon reshjeve, sinoptikanët parashikojnë që ato do të jenë prezent hera-herës duke sjellë shi.

Të këshilluara

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI