Flash

Fronti digjital i “Revolucionit të Flamingove”

Që nga fundi i majit, protestat kundër qeverisë në Shqipëri janë shndërruar në mobilizimin më të madh qytetar që prej rënies së regjimit diktatorial në fillim të viteve 1990. Ndërsa mediat tradicionale kanë zgjedhur kryesisht heshtjen, hapësira digjitale është bërë njëkohësisht strehë për protestën dhe terren ku testohet autoritarizmi digjital.

14:13

Dekriminalizimi, KQZ vendos sot për dy deputetët Rehovica dhe Rakipi

Lapsi.al 3 January 2018
Dekriminalizimi, KQZ vendos sot për dy deputetët Rehovica dhe Rakipi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vendosë sot për fatin e dy deputetëve Gledion Rehovica dhe Aqif Rakipi, për të cilët prokuroria e përgjithshme kërkon  heqjen e mandatit. Mbledhja e KQZ do të zhvillohet në orën 12:00, ku do të shqyrtohen edhe 3 vendime të tjera për dy ish deputetët Omer Mamo e Mhill Fufi dhe kryebashkiakun e Pogradecit Eduard Kapri.

Për deputetin e LSI Gledion Rehovica Prokuroria arsyeton se nuk e ka plotësuar formularin saktë të dekriminalizimit, ku dyshohet se ka përdorur dhe një emër tjetër. Ndërsa për deputetin e PDIU Aqif Rakipi janë ngritur dyshime se ka qenë i dënuar në Itali. Prokuroria i ka marrë atij edhe gjurmët e gishtave dhe për këtë çështje ka dërguar edhe letërporosi për sqarime shtesë në rrugë zyrtare nga pala italiane.

Shqyrtimi i projekt vendimeve:

1.    Për shqyrtimin e  rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për  funksionarin publik z.Gledjon Rehovica, deputet i Kuvendit të  Shqipërisë, në zbatim të  ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin  e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë  funksione publike”.

2.    Për shqyrtimin e  rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për  funksionarin publik z.Aqif Rakipi, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, në  zbatim të  ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit  të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

3.    Për shqyrtimin e  rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për  funksionarin publik z.Eduart Kapri, Kryetar i Bashkisë Pogradec, në  zbatim të  ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integriteti  t të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

4.    Për shqyrtimin e  rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për  funksionarin publik z.Mhill Fufi, ish-deputet i Kuvendit të Shqipërisë,  në zbatim të  ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e  integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione  publike”.

5.    Për shqyrtimin e  rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për  funksionarin publik z.Omer Mamo, ish- deputet i Kuvendit të Shqipërisë,  në zbatim të  ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e  integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione  publike”.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI