Flash

Të dënuar të sëmurë, ligji i ri i “dënon” të vdesin në burg

Lapsi.al 2 January 2018
Të dënuar të sëmurë, ligji i ri i

Ndoc Marku prej 20 vitesh vuan dënimin për vrasje. Por tani po lufton vetë për jetën, pasi ndodhet në fazë terminale të sëmundjes. Për etikë, ne zgjedhim mos t’ju tregojmë pamjet. Ndoci i dha amanetin e fundit Aleksit, të birit, i rrethuar nga gardianët e burgut dhe mjekët. Megjithëse në këtë gjendje të rëndë shëndetësore, i ati i Aleksit nuk mund të lirohet.

Shfuqizimi i nenit 478 të kodit të procedurës penale ia ka hequr mundësinë atij dhe çdo të dënuari për t’iu drejtuar gjykatës që çastet e fundit të jetës t’i kalojnë me familjen.

I biri është njoftuar nga autoritetet për të pritur fundin.

“Më dha Aleks bëhu i fortë …. deri dje që kaloi në gjendje të rëndë nuk më lejuan ta shikoja se kështu është ligji shteti është i burgosur.. çfarë kërkon shteti më shumë… 20 vjet burg .. dua veç të vdesë tek shtëpia”, thotë Aleksi.

Si Ndoc Marku janë në gjendje të rëndë edhe shtatë të dënuar të tjerë. Por ndryshimet ligjore nuk i japin shpresë asnjërit prej tyre që të lënë burgun të gjallë.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit e konsideron shfuqizimin e ketij neni si aspak human, aq më tepër kur në gjykatën e Strasburgut, Shqipëria ka humbur përballë të dënuarit Fotaq Zaharia, që vuan nga një sëmundje e rrallë. Për të i kërkohet autoriteteve që t’i garantojë të drejtën e kurimit.

Të njëjtin qëndrim ndan edhe kreu i shoqatës së Avokateve Penalistë Saimir Vishaj i cili do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese./tch

Të këshilluara

Gjendet i vetëvrarë me armë një 67-vjeçar

Një 67-vjecar është gjendur i vetëvrarë ditën e sotme.  Policia thotë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Porodinë te Korces, ku është gjetur i pajetë trup...

16:09

Aksident në Burrel

Një aksident ka ndodhur sot në Burrel. Policia thotë se një makinë ka dalë nga rruga, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Makina që ka dalë nga rruga ës...

15:45

Jep dorëheqjen kryetari i Vetëvendosjes

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë ka dhënë dorëheqjen. Vendimin e ka komunikuar vetë ai përmes një deklarate për mediat. “Që nga ky moment unë kam v...

15:25

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI