Flash

Fronti digjital i “Revolucionit të Flamingove”

Që nga fundi i majit, protestat kundër qeverisë në Shqipëri janë shndërruar në mobilizimin më të madh qytetar që prej rënies së regjimit diktatorial në fillim të viteve 1990. Ndërsa mediat tradicionale kanë zgjedhur kryesisht heshtjen, hapësira digjitale është bërë njëkohësisht strehë për protestën dhe terren ku testohet autoritarizmi digjital.

14:13

Struktura e GDP së Tiranës, tregtia dhe hoteleria mbajnë të zënë me punë kryeqytetasit

Lapsi.al 2 January 2018
Struktura e GDP së Tiranës, tregtia dhe hoteleria mbajnë të

Prodhimi i Brendshëm Bruto i Tiranës arriti në 4 miliardë euro në vitin 2015, duke zënë 40 për qind të PBB-se në rang kombëtar sipas përditësimit të llogarive të kombëtare për rajonet që INSTAT ka bërë së fundmi. Po a e dini se cilët janë sektorët që i mbajnë të zënë me punë kryeqytetasit?  (Prodhimi i brendshëm bruto është një tregues ekonomik që paraqet vlerën me çmimet e tregut të të gjitha të mirave materiale dhe shërbimeve të prodhuara brenda një shteti në një vit).

Të dhënat tregojnë se ekonomia e PBB e kryeqytetit dominohet nga sektorët e tregtisë dhe hotelerisë që kontribuojnë me 22 për qind, ndërtimi me 13 për qind dhe aktivitet e administratës publike me 14.7 për qind. Përqendrimi i zyrave të Qeverisë në Kryeqytet është një avantazh që ekonomia e Tiranës ka në krahasim me qytetet e tjera të zakonshme. Në ndryshim nga qarqet e tjera Tirana është një qytet në zhvillim si nga ana demografike e për rrjedhoje edhe nga zhvillimet ekonomike.

Për shkak të rritjes së vazhdueshme te popullsisë dhe përqendrimit të aktivitetit ekonomik, kryeqyteti ka pasur ritme më ta larta zhvillimi sa se qytetet e tjera të vendit ku burimet natyrore ndoshta kanë qenë më të pasura. Zgjerimi i vazhdueshëm ka bërë që sektori i ndërtimit dhe aktivitet që lidhen më të, të zënë një pjesë të konsiderueshme të aktivitetit ekonomik në Kryeqytet. Aktivitetet e pasurive të paluajtshme dhe sektori i ndërtimit zënë rreth 21 për qind të ekonomisë.

Bujqësia nuk është fare në radarët e ekonomisë kryeqytetase, me 4.7% të totalit, nga gati 20% që është pesha e këtij sektori për të gjithë ekonominë shqiptare. Gjatë periudhës 2010-2015 Ekonomia e Tiranës ka pasur ritme pozitivë të rritjeje, teksa disa qytete të tjera sidomos qarqet e veriut dhe Elbasani kanë pësuar ritme më të ulta rritjeje dhe ne disa vite rënie. Në vitin 2015 ekonomia e kryeqytetit u zgjerua me 5%, por ritmet më të larta të rritjes i patën ekonomia e Dibrës me 11% dhe ajo e Durrësit me 8.2 për qind. Të ardhurat për frymë të në Tiranës janë 4,860 euro ose sa 35% e mesatares se BE-së./ Monitor

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI