Flash

Qëlluan me armë zjarri natë ku mbeti i vdekur 16-vjeçari, prangosen 3 të rinjtë nga Kurbini

Lapsi.al 2 January 2018
Qëlluan me armë zjarri natë ku mbeti i vdekur 16-vjeçari,

Policia e Lezhës ka vënë në pranga ditën e sotme 3 të rinj, pasi dyshohet se kanë qëlluar me armë natën e Vitit të Ri në lagjen Sanxhak, ku mbeti i vrarë 16-vjeçari, Klejdi Gjeta.

Siç bëhet e ditur, në pranga janë vënë Alban Lika, 25 vjeç, Ernis Lika, 20 vjeç, Arber Lika, 18 vjeç, banues në Kurbin. Të tre të arrestuarit, rreth 00:30, të datës 1 janar, duke lëvizur me automjetin tip Benz që drejtohej nga Alban Lika, kanë qëlluar me armë zjarri.

Edhe pse ende nuk është e konfirmuar, besohet se 16-vjeçari, i cili kishte hipur në tarracën e shtëpisë së tij për të hedhur fishekzjarre, është goditur nga një plumb qorr, që mendohet se ka dalë nga armët e të arrestuarve. Automjetit ja kishin hequr targat kur kanë qëlluar me armë zjarri, ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti së bashku me targat të cilat ishin në bagazh,  19 gëzhoja dhe një fishek model 56, kalibri 7.62. mm

Të këshilluara

Shi dhe borë në javën e parë të 2018-ës

Ditët e para të vitit 2018 sjellin rritje të lehtë në të dy ekstremumet, por e marta nuk sjell ndryshime të ndjeshme të tyre; ekstremumet termike do luhaten nga...

10:27

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI