Flash

Dorëhiqet kryetari, Vetëvendosje drejt ndarjes?

Lapsi.al 2 January 2018
Dorëhiqet kryetari, Vetëvendosje drejt ndarjes?

Zhvillimet e kohëve të fundit në Lëvizjen Vetëvendosje në Kosovë janë rikthyer sërish në vëmendje të opinionit publik, pasi sot kryetari i saj Visar Ymeri, deklaroi dorëheqjen e parevokueshme nga posti që mbante. Kjo ngjarje vjen një javë para se të përfundojë afati kur duhet të paraqiten kandidaturat për kryetarin e ri të partisë, e cila hyn në një proces zgjedhor në kushtet kur brenda saj ka shpërthyer një debat i ashpër.

Visar Ymeri në deklaratën e dorëheqjes u shpreh se e kishte marrë këtë vendim duke u nisur nga fushata e fundit e shpifjeve, linçimeve e etiketimeve, si dhe mospërfillja ndaj pozitës së tij në parti.  Ai shkoi edhe më tej duke u shprehur se fushatat e linçimeve prapa kanë pasur emrin e Albin Kurtit, themeluesit dhe liderit historik të kësaj partie, i cili ndërkohë ka zyrtarizuar kandidaturën për të marrë sërish drejtimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Jemi përballur me një fushatë sistematike të shpifjeve, linçimeve e etiketimeve nga më të ndryshmet. Njerëzit janë quajtur abuzues e bashkëpunëtorë shërbimesh. Njerëzit që kanë shpërndarë një propagandë të tillë vazhdimisht janë thirrur në emrin e Albin Kurtit. Disa herë jemi marrë vesh që këto gjëra të ndalohen por kjo nuk ka ndodhur as sot”, tha Ymeri.

Ai e mbylli deklaratën me një apel për të hequr dorë nga fushata e linçimeve dhe shkatërrimi i organizatës politike për teka personale. Sipas tij kjo gjendje që po kalon Vetëvendosje është një alarm për të gjithë.

Kjo është sfida më e madhë me të cilën po përballet Lëvizja Vetëvendosje që prej themelimit të saj. Mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet procesi zgjedhor, ku gjasat janë që Albin Kurti të rizgjidhet në krye të partisë. Por sidoqoftë problemi më i madh mbetet fakti se si Albin Kurti do të dëgjojë zërat e ndryshëm brenda partisë së tij dhe si do t’i mbajë ata të bashkuar rreth Lëvizjes, e cila po ngjitet me shpejtësi në rrugën drejt pushtetit.

Deri më tani Albin Kurti është i vetmi që ka konfirmuar kandidimin për kryetar të partisë. Pritet që të rivalizohet nga Dardan Molliqaj, i cili është pjesë e grupit të tij kundërshtar brenda partisë. Një grup me përkrahje jo të vogël, të cilët nuk e mirëpresin rikthimin e liderit historik në krye të Vetëvendosjes.

Megjithatë priten zhvillime të tjera brenda kësaj jave. Albin Kurti pasi u lirua nga burgu për festat e fundvitit, tha se do të kapërcehet çdo debat i brendshëm në parti. Problemet e brendshme në Vetëvendosje, që shpërfaqën dy grupet rivale, u mësuan pas publikimit të një bisede private në Viber, ku nënkryetarja Aida Dërguti e etiketonte si ‘mut’ Albin Kurtin.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

'Sheraton' largohet nga Shqipëria (FOTO)

Rrjeti i njohur i hotelerisë që prej 14 vitesh ishte prezent edhe në Shqipëri, do të largohet nga vendi tonë në muajin janar. Është fjala për ‘Sheraton’. Lajmin...

11:12

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI