Flash

Biznesmeni i afërt me Ramën denoncohet te Berisha: Nuk paguan siguracionet e punonjësve

Lapsi.al 2 January 2018
Biznesmeni i afërt me Ramën denoncohet te Berisha: Nuk paguan

 

Biznesmeni Besnik Sula është denoncuar te ish-kryeministri Sali Berisha, se nuk paguan siguracionet e punonjësve të kompanive të tij. Berisha i referohet një mesazhi që sipas tij ia ka dërguar 'punonjësja dixhitale'. Ja cfarë shkruan Berisha.

Ja postimi i Berishës:

Besua i Partisë nuk paguan rrogat jo vetëm të naftëtarëve por as dhe të punonjësve të Kompleksit Taiwan.

Ndrikull Vjero, pavarësisht se ai nuk paguan tatimet, i anullon kontrollet.

Lexoni mesazhin e punonjëses dixhitale, e cila denoncon Beson:

-që nuk u jep rrogën dhe nuk u paguan siguracionet

- I lë punëtorët pa Vit të Ri dhe madje edhe pa bukë në shtëpi

Tatimorët shkojnë për kontroll por largohen menjëherë me urdhër nga lart. sb

“Pershendetje I nderuar Doktor Berisha .

Une qe po ju shkruaj jam nje punetore e kompleksit Taiëan ne Tirane ne pronesi te Besnik Sulaj.

Ashtu si naftetaret e Ballshit dhe ne 200 punetore te kompleksit Taiëan nuk jemi paguar prej 2 muajsh dhe as siguaracionet nuk jane derdhur.

Nuk kemi se me cfare te ushqehemi jo me te festojme.

Asnje institicion shtetror nuk na perkrah.

Tatimet vijne per kontroll por menjeher ju vjen urdheri nga lart te largohen.

Faleminderit ju jeni e vetmja shprese per te ngritur shqetesimet tona.”

Të këshilluara

Gjendet i vetëvrarë me armë një 67-vjeçar

Një 67-vjecar është gjendur i vetëvrarë ditën e sotme.  Policia thotë se ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Porodinë te Korces, ku është gjetur i pajetë trup...

16:09

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI