Flash

Detajet e reja/ Gomonia me 1.7 ton drogë dhe armë, trafikantët e arrestuar me origjinë nga Vlora

Lapsi.al 1 January 2018
Detajet e reja/ Gomonia me 1.7 ton drogë dhe armë, trafikantët e

Mediat italiane kanë dhënë detaje të reja për gomonen e kapur me drogë dy ditë më parë në Salento, ku në pranga ranë tre trafikantët shqiptarë. Ndjekja përfundoi pak milje larg bregut të San Foca di Melendugno, ndërsa mësohet se tre trafikantët kishin origjinë nga Vlora.

Ndonëse nuk dihej me saktësi sasia e drogës, mediat italiane saktësojnë sot se gomonia nëntë metra e gjatë dhe me dy motorrë të fuqishëm transportonte plot 1.7 ton kanabis.

Gjatë kontrollit të gomones janë gjetur edhe armë, një kallashnikov dhe një mitraloz, si dhe dy karikatorë me 30 plumba për secilën armë. Droga ishte e paketuar në 76 pako me peshë të ndryshme, ndërkohë që pesha totale e saj ishte 1741 kilogramë dhe me një vlerë prej 17 milionë eurosh.

Në pranga kanë rënë tre trafikantët, F.M 25 vjeç, AS 25 vjeç dhe OS 25 vjeç, të gjithë nga qyteti i Vlorës. Tre të arrestuarit janë dërguar në paraburgim me akuzën e trafikut ndërkombëtar të dorgës, si dhe akuza e mbajtjes së armëve të luftës. Gjatë ditëve në vijim pritet që tre të arrestuarit të dalin para gjykatës në mëngrë që t’u caktohet edhe masa e sigurisë.

Të këshilluara

Lapsi.al ju uron Gëzuar Vitin e Ri 2018

Lapsi.al ju uron të gjithëve gëzuar Vitin e Ri 2018. Qoftë i mbarë për të gjithë shqiptarët, së pari me shëndet, punë e lumturi. Ne do të vazhdojmë edhe gjatë k...

00:20

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI