Flash

Bullgaria merr presidencën e BE-së, fokusohet në Ballkanin Perëndimor

Lapsi.al 1 January 2018
Bullgaria merr presidencën e BE-së, fokusohet në Ballkanin

Me fillimin e vitit, Bullgaria ka marrë udhëheqjen e presidencës së Bashkimit Evropian, duke u bërë vendi i parë nga Ballkani që merr një pozitë të tillë për gjashtë muajt e ardhshëm.

Para Bullgarisë, ishte Estonia ajo që kishte mbajtur postin që kalohet çdo gjashtë muaj me rotacion nga vendi në vend.

Bullgaria është bërë pjesë e BE-së më 2007, ndërsa tani pritet të rrisë perspektivën për vendet fqinje të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE.

“Kur flasim për një Evropë të bashkuar, nuk duhet të harrojmë se Ballkanit Perëndimor i duhet një perspektivë e qartë dhe lidhje në mes të tyre dhe vendeve anëtare”, ka thënë Bullgaria në faqen e tyre presidenciale të BE-së.

Presidenca bullgare do të udhëheqë në kohën kur Bashkimi Evropian është duke vendosur se cilat do të jenë marrëdhëniet me Britaninë e Madhe pas largimit të kësaj të fundit nga blloku në mars të vitit 2019.

Bullgaria është përballur me kritika nga BE-ja, pasi vendet anëtare kanë përmendur mungesën e një balanci ekonomik dhe çështje tjera sociale, duke vënë thekse edhe tek nivelet e larta të korrupsionit.

Të këshilluara

Tiranë, kërcënohet 40-vjeçari

Kërcënimet dhe kanosjet në telefon mesa duket vijojnë ende të jenë shqetësim. Kështu I ka ndodhur së fundmi një 40 vjeçari nga Tirana, I cili ka denoncuar në po...

18:35

Aksident në Përrenjas, tre të plagosur

Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor Përrenjas- Qafë Thanë, pranë fshatit Pishkash. Nga përplasja e dy automjeteve janë plagosur tre persona.  Ata janë d...

16:18

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI