Flash

Zbulohen shkrimet sekrete mbi mumjet e Egjiptit të Lashtë

Lapsi.al 31 December 2017
Zbulohen shkrimet sekrete mbi mumjet e Egjiptit të Lashtë

Egjiptologët kanë qenë gjithnjë para një dileme kur janë zbuluar mumjet mijëravjeçare të Egjiptit të Lashtë. T'i shkatërronin këto gjetje të rralla, për të zbuluar çfarë shkruhej në papiruset që mbështillnin trupat e balsamosur, apo t'i ruanin të paprekura, dhe pa cënuar misterin e shkrimeve të vjetra.

Dilema është zgjidhur nga zbulimet e reja të teknologjisë, që me anë të rrezeve skanojnë papiruset duke zbuluar shkrimet e vjetra.

Sipas shkencëtarëve është zbuluar se papiruset që mbështjellin trupat e balsamosur ishin përdorur për aktivitete të përditshme të egjiptianëve të lashtë dhe me siguri do të flakeshin tej, nëse nuk do të kishte lindur nevoja për të mbështjellë trupat.

Në një prej tyre është zbuluar "një listë shpenzimesh" ose në një tjetër llogaritë e taksave për t'u mbledhur.

Deri tani egjiptologët njihnin vetëm mesazhet e hieroglifet zbukuruese në muret e varrit, por kjo ishte "propaganda e kohës", ajo se si donin të pasurit e Egjiptit të kujtoheshin pas shumë vitesh. Ndërkohë në papiruse, mendohet se do të zbulohen fakte dhe ngjarje nga jeta e përditshme e egjiptianëve të lashtë.

Një nga gjetjet e fundit ishte zbulimi i një emri, "Irethorru", që sipas shkencëtarëve është si Davidi apo Stefani i kohës tonë.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI