Flash

'Sheraton' largohet nga Shqipëria (FOTO)

Lapsi.al 30 December 2017
'Sheraton' largohet nga Shqipëria (FOTO)

Rrjeti i njohur i hotelerisë që prej 14 vitesh ishte prezent edhe në Shqipëri, do të largohet nga vendi tonë në muajin janar. Është fjala për ‘Sheraton’. Lajmin e njofton Shoqata Shqiptare e Turoperatorëve & Agjencive Turistike (ATOA). Përmes një deklarate për media, kjo shoqatë e konsideron këtë zhvillim shumë negativ dhe paradoksalisht vjen në një kohë kur qeveria sapo mori masat e saj për të stimuluar pikërisht hotelet e rangut të Sheratonit, duke i hequr TVSH-në.

“Sheratoni (që një vit me parë u ble nga grupi më i madh hotelerik në botë Marriott) është një emër shumë serioz dhe me peshë në grupet e zinxhirëve hotelerik. Për 14 vite me radhë Sheraton Tirana i besoi emrin e vet, një destinacioni problematik dhe me imazh shumë të cënuar sic ishte Shqipëria, duke riskuar në kosto të imazhit dhe biznesit të vet, imazhin e një vendi ku s’kishte shkelur asnjë zinxhir hotelerik më parë. Për më tepër në 2003 kur Sheratoni vendosi të vinte në Tiranë, shumë pak kryeqytete në rajon kishin hotele brand të këtij niveli. Madje edhe sot e kesaj dite Sheraton nuk ka çdo vend fqinj”, thuhet në reagimin e Shoqatës Shqiptare të Turoperatorëve & Agjencive Turistike.

"Nuk jemi të sigurt sesa rol mund të luante qeveria për të frenuar ikjen e të vetmit hotel brand në vend, por jemi të sigurt qe nuk mund te bente indiferentin por te ishte nje nga aktoret kryesor ne tavolinën e bisedimeve. Sepse përpara se të kërkohen hotele brand të reja, duhen mbajtur ato pak që kemi aktualisht", vijon reagimi i shoqates.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme nga ndërtesa e hotelit të njohur në kryeqytet, është hequr edhe stemën, sikundër shihet në fotot që sjell më poshtë LAPSI.al

"Sheraton' ka qenë për vite me radhë një pikë referimi në kryeqytetin shqiptar. Largimi i këtij brandi të njohur nga Shqipëria me siguri nuk është një ngjarje që ndodh për herë të parë. Investitorë të tjerë të rëndësishëm janë larguar ndër vite. I fundit në serinë  e tyre ka qenë libanezo-amerikani Fad Mitri, i cili iku me barrelë nga Rinasi para një viti, pasi ishte dhunuar më parë nga persona që nuk e lejonin të ndërtonte resortin në Gjirin e Lalzit.

Ndër vite ka pasur edhe largime të tjera.  Sipas vëshgimeve të hollësishme që revista ekonomike “Monitor” i ka bërë shifrave zyrtare për vitin 2016, numri i ndërmarrjeve të përbashkëta ka rënë me 5.2 % . Plot 13 shtete të Europës perendimore kanë pësuar tkurrje të parave që ndërmarrjet e tyre kanë investuar në Shqipëri. Kështu gjatë vitit të shkuar janë mbyllur 153 ndërmarrje greke, 91 italiane,dhe 37 gjermane. Në rënie kanë qenë dhe bizneset nga Kanadaja dhe Amerika, me përkatësisht -29 dhe -19 subjekte të mbyllura.

 

©LAPSI.al 

 

Të këshilluara

Bilanci / Ku dredhoi Edi Rama në Top Story?

  Gjatë intervistës ku ka bërë një bilanc të vitit 2017 në Top Story Edi Rama jo gjithmonë ka thënë të vërtetën. Lapsi.al i ka ndjekur me vëmendje të gj...

22:00

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI