Flash

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Politikanët në Kosovë me depozita bankare jashtë vendit

Lapsi.al 30 December 2017
Politikanët në Kosovë me depozita bankare jashtë vendit

Punojnë dhe veprojnë në Kosovë, derisa parat e tyre po i ruajnë nëpër banka të ndryshme të shteteve evropiane apo edhe më larg. Janë deputetë të Kuvendit të Kosovës, por edhe zyrtarë tjerë të lartë të institucioneve që parat e tyre nuk po i ruajnë në vendin tonë, por ato po i mbajnë në banka të Amerikës, Zvicrës, Norvegjisë, Anglisë, të Australisë…,etj.

Vjosa Osmani, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Kuvendin e Kosovës, në formularët e deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK) ka vetëdeklaruar se përpos mjeteve që ajo i ka të depozituara nëpër bankat kosovare, Osmani ka një shumë të konsiderueshme të mjeteve edhe në bankat në Australi, shkruan Zëri.info.

Po në këtë shtet Osmani ka deklaruar se posedon edhe patundshmëri.

Ajo ka deklaruar se në “Commonweth Bank of Australia- CBA” ka të depozituara 39.769.86 euro. Po ashtu në këtë bankë ajo ka deklaruar se ka të depozituara edhe 1.800 euro mjete të kursyera të fëmijëve të saj.

Para të depozituara në banka jashtë shtetit ka edhe deputeti aktual i lëvizjes “Vetëvendosje” Sami Kurteshi, i cili para se të vijë në këtë pozitë për një mandat ka qenë edhe avokat i Popullit. Kurteshi në formularët e AKK-së ka deklaruar se në “Post, Depozito Zvicër” ka të depozituara 15 mijë euro. Ai po ashtu rreth 100 mijë euro të tjera i ka të depozituara nëpër bankat komerciale që operojnë në vendin tonë.

Po ashtu para të depozituara nëpër banka jashtë shtetit ka deklaruar se ka edhe deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Korab Sejdiu. Ky i fundit gjatë fushatës parazgjedhore kishte garuar si kandidat i Aleancës Kosova e Re, mirëpo pas hyrjes së AKR-së në Qeveri ky ka mbetur si deputet i pavarur në Kuvendin e Kosovës.

Sejdiu në formularët e AKK-së në “Cenury Savis Bank” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka të depozituara më shumë se 90 mijë dollarë.

Një shumë të mjeteve Sejdiu po ashtu e ka të depozituara në 7 llogari në dy banka komerciale që operojnë në vendin tonë.

Po ashtu depozita në Zvicër ka edhe deputeti tjetër i lëvizjes “Vetëvendosje”, Faton Topalli. Ai në formularët e AKK-së ka vetëdeklaruar se në 4 llogari të ndryshme në bankat zvicerane ka më shumë se 40 mijë, pa precizuar nëse behët fjalë për euro apo për franga zvicerane.

Po ashtu një shumë të konsiderueshme të mjeteve, prej 85 mijë eurosh, jashtë vendit i ka të depozituara edhe deputeti tjetër i lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti. Ai në formularët e deklarimit të pasurisë ka deklaruar se paratë i ka të depozituara në

“DNB Bank”, në Oslo të Norvegjisë.

Po ashtu para jashtë vendit ka edhe Violeta Arifi – Krasniqi, drejtoreshë e Fondit të Sigurimit të Depozitave në Kosovë. Ajo ka deklaruar se nëpër banka të Britanisë së Madhe ka të depozituara mbi 12 mijë funte.

Jashtë vendit po ashtu mjete të depozituara ka edhe Adrian Zalli, drejtor i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës. Ai në formularët e AKK-së ka deklaruar se në “Chase Bank” në Amerikë ka 16.074, pa precizuar nëse bëhet fjalë për euro apo për dollarë.

Po ashtu edhe Vërshim Hatipi, zëvendësdrejtor i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, ka deklaruar se në  “Natwest”, Britani e Madhe, ka 1.300.00 euro dhe 11.700 euro letra me vlerë.

Të këshilluara

Sot 26 vjet nga sulmi serb mbi familje

Sot bëhen 26 vjet nga sulmi i parë i forcave policore serbe në familjen Jashari në Prekaz. Më 1991 shumë forca serbe, kishin mësyrë familjen e Komandantit le...

08:53

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI