Flash

Ende pa autorë grabitja e bankës në Laç (VIDEO)

Lapsi.al 30 December 2017
Ende pa autorë grabitja e bankës në Laç (VIDEO)

Kanë kaluar mbi 12 orë nga grabitja e bankës në qytetin e Lacit, por autorët janë ende të lirë. Pamjet e grabtitjes u bënë publike nga qytetarët aty pranë që e kishin parë të gjithë skenen se si u grabit banka BKT. Lapsi.al solli një video ekskluzive teksa tre grabitësit po dilnin nga banka. Ata kishin hyrë nga dera kryesore, xhamin e së cilës e thyen me hekur, ndërkohë që brenda bankës ishte stafi duke kryer veprimet e mbylljes. Policia ngriti postblloqe të shumta në rrugët hyrëse dhe dalëse të qytetit, por deri më tani s'ka asnjë të ndaluar. Nuk bëhet publike as shuma e parave që u grabitën. E gjithë ngjarja ndodhi në pak minuta dhe fare pranë komisariatit të policisë së Lacit. Grupi hetimor është duke parë pamjet e kamerave të sigurisë, në përpjekje për të identifikuar autorët e grabitjes.

©LAPSI.al

Të këshilluara

Parashikimi i motit për fundjavën

Ditën e sotme pjesa më e madhe e vendit paraqitet e kthjellët ndërsa ekstremi jugor mbetet me vranësira e reshje të izoluara deri në mesditë kur kthjellimet dom...

09:48

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI