Flash

Dënohet me tri vjet burg ish-Presidenti i Egjiptit

Lapsi.al 30 December 2017
Dënohet me tri vjet burg ish-Presidenti i Egjiptit

Një gjykatë në Egjipt e ka dënuar ish-presidentin islamist, Muhammad Morsi, me tri vjet burg për akuza lidhur me ofendim të sistemit gjyqësor.

Kjo gjykatë në kryeqytetin Kajro ka vendosur sot se Morsi ka bërë shpifje kundër sistemit gjyqësor në një fjalim publik para katër vitesh, me “qëllim që të përhapet urrejtje”, ka raportuar Televizioni shtetëror.

Kjo gjykatë i ka dënuar edhe 18 vetë në këtë rast me nga tri vjet burg.

Pesë të akuzuar të tjerë, përfshirë aktivistin e njohur për demokraci, Alaa Abdel Fattah, janë dënuar me të holla në shumë prej 1,700 dollarësh amerikanë.

Morsi ishte presidenti i parë i Egjiptit i zgjedhur në votime të lira. Ai u përmbys nga ushtria në vitin 2013, pas protestave masive kundër sundimit të tij njëvjeçar, që ishte vlerësuar si përçarës.

Prej atëherë, ai ballafaqohet për disa akuza, përfshirë spiunim dhe konspiracion me grupe të jashtme.

Prej goditjes së vitit 2013 kundër islamistëve, në Egjipt janë burgosur mijëra pjesëtarë të grupeve të këtilla dhe aktivistë sekularë dhe liberalë./REL

Të këshilluara

Separatistët afër pushtetit në Katalonjë

Separatistët katalanë janë gati të fitojnë pushtetin në rajonin e pasur spanjoll, pasi zgjedhjet rajonale e përballin me pengesë të ashpër kryeministrin spanjol...

14:53

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI