Flash

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Dekriminalizimi, shpëton pa u dënuar ish deputeti i PS Armando Prenga

Lapsi.al 30 December 2017
Dekriminalizimi, shpëton pa u dënuar ish deputeti i PS Armando Prenga

Verifikimi nga Sektori i Dekriminalizimit në prokurori nxorri në pah dënimet e vjetra të Armando Prengës, të cilat më herët ishin mbajtur të fshehta nga deputeti socialist. Në fillim i dolën disa dënime për vjedhje banesash dhe falsifikime në Itali, më pas një tjetër për falsifikim dokumentash në Kurbin. Dënimet prezantuan Armando Prengën e vërtetë, që ishte njohur për disa sherre me grushta në parlament dhe më pas u përfshi në një përplasje me armë për Luginën e Patokut.

Dënimet e gjykatës së Kurbinit dhe ato të Italisë nuk ishin përmendur nga deputeti në formularin e dekriminalizimit dhe për këtë prokuroria kërkoi 6 muaj burg. Por ashtu si për përplasjen me armë për Luginën e Patokut, Prenga doli i pastër edhe për fshehjen e dënimeve të mëparshme në Itali. Gjykata e Kurbinit pushoi çështjen ndaj ish-deputetit, duke e shpallur të pafajshëm.

Kur dorëzoi mandatin e deputetit Armando Prenga premtoi se nuk do të rikthehej më në parlament. Por tani që Gjykata e shpalli të pafajshëm dhe Sektori i Dekriminalizimit në prokurori ka ndryshuar, ai ka gjithë të drejtën t'i kërkojë Edi Ramës një shans tjetër për t'u rikthyer si përfaqësues i popullit në parlament, mandatin tjetër.©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI