Flash

Zbuloi të shkuarën e Aqif Rakipit, shkarkohet prokurorja Rovena Gashi

Lapsi.al 29 December 2017
Zbuloi të shkuarën e Aqif Rakipit, shkarkohet prokurorja Rovena Gashi

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku shkarkoi nga detyra shefen e Sektorit të Dekriminalizimit në Prokurori, Rovena Gashin. Vendimi u mor menjëherë pas takimit me fatmir Xhafajn në prokurori. Gashi mbante edhe postin e Drejtoreshës së Marrëdhënieve me Jashtë dhe është shkarkuar edhe nga ky funksion, duke kaluar si prokurore e thjeshtë.

Dy ditë më parë, Rovena Gashi çoi në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve dosjet me të kaluarën e dy deputetëve, Aqif Rakipi i PDIU dhe Gledion Rehovica i LSI, duke kërkuar edhe heqjen e mandatit të tyre. Të dy deputetët ishin ndaluar në Itali për vjedhje dhe kishin deklaruar emra të tjerë.

Rovena Gashi e ka drejtuar Sektorin e Dekriminalizimit qw prej krijimit tw kwsaj strukture

Aqif Rakipi njihet si mik personal i kryeministrit Rama dhe është zgjedhur në Peqin, ndërsa deputetët e PDIU janë bashkangjitur në parlament Partisë Socialiste duke e çuar mazhorancën në 78 vota. Arta Marku u zgjodh në parlament si kryeprokrore e përkohshme për shkak të bllokimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Socialistët thanë se ajo do të qëndrojnë në detyrë afërsisht një muaj dhe nuk do të ndikojë në asnjë dosje. Në vend të Rovena Gashit, shef i Sektorit të Dekriminalizimit është emëruar Arqile Koça.

Rovena Gashi është një ndër prokuroret që i është refuzuar viza nga ambasada ameriakane në Tiranë. Ajo si një prej bashkëpunëtoreve të afërta të kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe prej vitesh i ishte besuar detyra e drejtoreshës së Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë dhe struktura e posacme në prokurori për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit. Bashkë me Rovena Gashin, ambasada amerikane i ka refuzuar vizën edhe shumë gjyqtarëve dhe prokurorëve të tjerë, ndonëse emrat e tyre nuk bëhen publike.©Lapsi.al

Të këshilluara

Bilanci / Ku dredhoi Edi Rama në Top Story?

  Gjatë intervistës ku ka bërë një bilanc të vitit 2017 në Top Story Edi Rama jo gjithmonë ka thënë të vërtetën. Lapsi.al i ka ndjekur me vëmendje të gj...

22:00

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI