Flash

VIDEO/ Shihni si u grabit BKT bank sot në Laç

Lapsi.al 29 December 2017
VIDEO/ Shihni si u grabit BKT bank sot në Laç

Lapsi.al sjell video nga momenti i grabitjes së BKT bank në qytetin e Laçit. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme, fare pranë komisariatit të policisë në Laç. Siç shihet nga pamjet, grabitësit janë tre persona. Ata janë futur nga dera kryesore e bankës, pasi nuk ishte mbyllur akoma. Policia mbërriti në vendin e ngjarjes, por grabitësit ishin larguar. Nuk dihet ende sa është shumë e parave të grabitura.

“Persona akoma të paidentifikuar nën kërcënimin e armës dhe të maskuar, pasi kanë thyer xhamin e njësisë së Bankës, kanë marrë një sasi parash të cilat ishin në përpunim nga punonjësit e bankës dhe janë larguar me një automjet.Paraprakisht mesohet se nuk ka persona të lënduar. Janë organizuar dhe ngritur pika të shumta kontrolli, vijon krehja e zonës për kapjen dhe arrestimin e autorëve”, thotë policia në reagimin e parë për ngjarjen.

©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI