Flash

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Njihuni me fshatin shqiptar ku banojnë vetëm tre familje

Lapsi.al 29 December 2017
Njihuni me fshatin shqiptar ku banojnë vetëm tre familje

Rreth 20 km larg Gramshit, ndodhet fshati Ulovë, por për të shkuar atje duhen rreth dy orë me makinë. Lëvizjet e shumta demografike të viteve të fundit kanë bërë që këtë fshat ta braktisin shumë familje. Nga 47, tanimë në Ulovë gjenden vetëm 3 familje.

Para viteve ‘90 ky fshat shquhej për rrushin, mollën dhe rakinë, por për shkak të mungesës së infrastrukturës e mungesave të mëdha në ujësjellës, shëndetësi, arsim e shërbime të tjera, shumë prej familjeve u larguan drejt Gramshit, Elbasanit e Beratit. Të gjitha familjet në fshat kanë qenë një fis. Mbiemri i tyre është Rrodhe.

Izeti ka lindur në Ulovë, madje në këtë fshat ka lindur edhe babai e gjyshi i tij, ndaj lidhja shpirtërore që ka me këtë tokë është shumë e madhe. Por, megjithatë, ai ka preferuar që 4 fëmijët e tij të shkollohen, duke e parë si të vetmen mundësi që ata të largoheshin.

“Nuk kemi mundësi. Të kishte rrugë nuk iknin njerëzit. Në Gramsh marr ushqimet dhe i hamë këtu”, tha Izeti.

Disa vite më parë, Izeti me bashkëshorten e tij Hankon ishin dy banorët e vetëm stoikë të Ulovës: “Kam ngelur 5 vjet vetëm unë. Pas 5 vjetësh, erdhi ky shoku im, ky komshiu. Dhe kur erdhën këta u gëzova që u bëmë më shumë”.

Pavarësisht se mundësitë janë të pakta dhe familjet jetojnë me blegtori e bujqësi, ata jetojnë mirë. Madje, të krijohet përshtypja se këta banorë në thelb e kanë pranuar faktin se jetojnë në një fshat ku nuk vjen thuajse askush që t’i vizitojë. Sulejman Rrodhe thotë: “Jeta për ne është kthyer mbrapa. Nuk kisha shtëpi ku të rrija, prandaj u ktheva. Këtu ka 30 vite që nuk vjen njeri, vetëm për vota vijnë. Unë gjithmonë kam votuar, e quaj qytetari”. Por, qendra më e afërt e votimit është një fshat tjetër, dy orë larg Ulovës.

Hanko, Nafija dhe nusja më e re, Elona, mblidhen ndonjëherë për një kafe turke në kohën e lirë dhe kujtojnë edhe ata që kanë ikur. Hankoja thotë: “Merrem me pulat, lopën, delet, mbajmë dru…”

Shenjat e braktisjes nga banorët, sidomos në 10 vitet e fundit vihen re kudo. Qetësia mbizotëron anembanë dhe të vetmit që përpiqen të sajojnë ndonjë lojë janë Ledioni dhe Adela.

Në këtë fshat që ngjason me një “ishull” problemi më i madh është kur dikush sëmuret dhe ka nevojë për mjek. Rruga e largët dhe transporti me gomar ose mushkë vë në rrezik serioz jetën e banorëve. Nafije Rrodhe tregon: “Kur ka lindur nusja, me të keq. E kanë zënë dhembjet që këtu. E kemi çuar deri në Sotir ose Gramsh me hajvan”.

Ndërsa Elona thotë se nuk është penduar që është martuar në Ulovë: “Fshatin Ulovë unë nuk e dija se ku binte para se të martohesha. Kur u fejova me burrin e mësova”.

Familja e Elonës do të zhvendoset në muajin shkurt drejt Greqisë, duke bërë që në fshat të mbesin vetëm 5 vetë. Fati i tyre duket se do të jetë i patjetërsueshëm, megjithëse Xhevair Bora, administratori i njësisë së Kushovës, premton se rruga që të çon në Ulovë do të bëhet me zhavorr pas një viti. /TCH

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI