Flash

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Miliarderi amerikan shet aksionet në rafinerinë e Ballshit

Lapsi.al 29 December 2017
Miliarderi amerikan shet aksionet në rafinerinë e Ballshit

Pronarët e kompanisë GOMG Holdings Ltd- Harry Sargent III dhe Mustafa Abu Naba’a, kanë shitur aksionet e tyre në kompaninë Ionian Refining and Trading Company, IRTC, e cila menaxhon nëpërmjet një kontrate qiraje rafinerinë e Ballshit.

Nga Besar Likmeta

COGM Holding LTD njoftoi të premten nëpërmjet një njoftimi për shtyp se paketa e saj minoritare në kompaninë IRTC, i ishte shitur partnerëvë të saj vendorë, pa specifikuar se kush ishin këta të fundit.

‘Që nga maj 2017 dhe nënshkrimi i një memorandumi mirëkuptimi për shitjen e aksioneve, zoti Sargent dhe Abu Naba’a nuk janë përfshirë në asnjë vendim të bordit të IRTC-së, dhe vendimet e përdtishme janë bërë nga partnerët vendorë,” shkruhet në deklaratën e GOMG Holdings Ltd, duke shtuar se shitja e paketës se aksioneve sillte në një linjë “pronësinë dhe menaxhimin e kompanisë.”

“Z Sargent dhe Z. Abu Naba’a janë të trishtur teksa dëgjojnë lajmet mbi vështirësitë e tanishme në Ballsh, po kanë kohë që janë tërhequr nga roli menaxhues,” shtoi deklarata.

IRTC, e regjistruar fillimisht në ishujt Virgjin Britanikë, kishte në krye të Këshillit Mbikqyrës Mustafa Abu Naba’a- biznesmen domenikan i njohur në arenën ndërkombëtare të tregtisë së naftës.

Harry Sargeant është zv/president i i kompanisë Global Oil Management Group Ltd, një korporatë ndërkombëtare në fushën e naftës me bazë në Florida. Sargeant, i cili vlerësohet se ka një pasuri mbi 2 miliard USD, u shfaq si përfaqësues i grupit investitor në rafinerinë e Ballshit  shtatorin e shkuar, gjatë inspektimit që i bënë rivënies në punë të uzinës nga ministri i Financave Arben Ahmetaj dhe ministri i Bujqësisë Niko Peleshi.

Ndërkohë që prej dhjetorit 2016, administratori i IRTC në Shqipëri është emëruar Mitat Sulaj, vëllai i pronarit të kompleksit ‘Taiwan’ në Tiranë, Besnik Sulaj.

Një vit pas marrjes me qira të rafinerisë së Ballshit nga Banka Credins, IRTC gjendet në vështirësi financiare.

Punonjësit e rafinerisë prej më shumë se një jave, kanë mbajtur protesta në Ballsh, Fier dhe Tiranë duke kërkuar shlyrjen e pagave të papaguara nga IRTC.

Naftëtarët kërkojnë t’u paguhet rroga e nëntorit, ndërsa një pjesë e tyre kanë rroga të prapambetura prej mbi një viti nga uzina e përpunimit të naftës. Punëtorët thonë se rrogat e tyre të papaguara nuk njihen nga administratori aktual i uzinës dhe se ata mendojnë se prej shumë muajsh sigurimet e tyre nuk janë paguar.

Një pjesë e naftëtarëve janë në proces gjyqësor për të marrë rrogat e shkuara, por vendimet e gjykatave marrin kohë për t’u konkluduar dhe në shumë raste nuk gjejnë ekzekutim.

Naftëtarët janë aktualisht pa punë, ndërsa kompania administruese IRTC tha për BIRN më herët se shkaku i mosdhënies së rrogave është mungesa e naftës bruto, e cila ka sjellë mbylljen e rafinerisë.

Kjo mungesë vjen për shkak se IRTC nuk ka arritur të sigurojë naftë bruto nga prodhuesi kryesor i naftës bruto në Shqipëri, Bankers Petroleum, por një zyrtar i Bankers i tha BIRN se kjo kompani nuk mund të furnizojë naftë te rafineria pa marrë pagesat.

Të dy rafineritë e vendit, ajo e Ballshit dhe ajo e Fierit, përbënin një ndërmarrje fitimprurëse të shtetit shqiptar deri në vitin 2008, e aftë për të mbuluar deri në 25% të konsumit vendës të nënprodukteve të naftës. Rafineritë hynë në kriza të përsëritura pas privatizimit në vitin 2008.

Një investigim i vitit 2016 nga BIRN zbuloi se si biznesmeni Rezart Taçi përvetësoi qindramilionë dollarë ndërkohë që institucionet e shtetit qëndronin pasivë përballë borxheve në rritje.

Në shtator 2016, qeveria aktuale bekoi në një ceremoni të veçantë atë që e shpallën si një marrëveshje private me një grup biznesmenësh për të rivënë në punë rafineritë./BIRN

Të këshilluara

ide

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.66

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI