Flash

Martesat: Shqiptaret, preferenca e dytë e italianëve

Lapsi.al 29 December 2017
Martesat: Shqiptaret, preferenca e dytë e italianëve

Përgjatë këtij vitit 2015, martesat në Itali kanë shënuar një rritje me 4600 më shumë se në vitin 2014, sipas statistikave.

Riti që bashkëshortët zgjedhin për kremtimin e martesës së tyre është ai fetar, i cili përbën edhe rreth 54.6 për qind të martesave, përcjell albinfo.ch.

Në rang ndërkombëtar, Italia vazhdon të mbetet një nga vendet me numrin më të ulët të martesave, përveç Portugalisë dhe Sllovenisë, të cilët kanë edhe normën më të ulët, raportojnë mediat shqiptare.

Sipas të dhënave të Istat, italianët martohen më së shumti me bjelloruset (8.9 mijë), shqiptaret (8.7 mijë) dhe ruset 8.3 mijë.

Sa i takon ndarjeve në mënyrë ligjore në vitin 2015 u shënua një rritje në 91 706, nga 89 303 që ishte në vitin 2014. Ndërkohë, ndarjet konsensuale, si në vitet e kaluara, janë dukshëm më të larta se ato gjyqësore dhe përbëjnë 82.2% të totalit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI